Relationships

Sa dhurata duhet t’u blini fëmijëve për festat, sipas psikologëve

Sa dhurata duhet t’u blini fëmijëve për festat, sipas

Fëmijët nuk kanë nevojë për një mal me lodra të reja për festat që të jenë të lumtur. Ka një mënyrë të thjeshtë për t'i mbajtur fëmijët të entuziazmuar për lodrat që kanë tashmë: duke u dhënë akses në vetëm disa prej tyre dhe duke lënë jashtë disa të tjera.

"Unë e zbatoj këtë praktike me lodrat në mënyrë që ato të duken ende të reja dhe emocionuese dhe ne nuk blejmë domosdoshmërisht ndonjë gjë të re," thotë Angela Narayan, profesoreshë e Psikologjisë Klinike të Fëmijëve në University of Denver.

Kjo taktikë funksionon mirë me lodrat më të mëdha, si shtëpitë e kukullave dhe grupet e mëdha Lego, çka i bën fëmijët të mos shtojnë rrëmujën nëpër shtëpi. "Unë i lë të luajnë me to dhe më pas i heq për disa javë ose dhe një muaj dhe thjesht u nxjerr disa lodra të tjera që i kanë pasur jashtë vëmendjes," shpjegon ajo.

“Strategjia funksionon mirë për shkak të psikologjisë dhe zhvillimit të kapacitetit të kujtesës së fëmijëve të vegjël,” thotë Narayan.

"Fëmijët në parashkollor nuk kanë aq kapacitet memorie afatgjatë sa ne, kështu që ata harrojnë më shpejt se të rriturit," shpjegon ajo. "Ata nuk lodhen nga gjërat aq lehtë dhe ky është vetëm një avantazh i trurit në zhvillim”.

Sa dhurata duhet t'u bëni fëmijëve të vegjël?

Nëse fëmijët shohin një sasi të madhe lodrash në të njëjtën kohë, kjo mund të jetë tepër stimuluese dhe ata nuk janë domosdoshmërisht në gjendje të dallojnë secilën lodër. "Edhe nëse një i rritur shkon në një dyqan lodrash, është e vështirë t'i kushtojë vëmendje gjithçkaje, imagjinoni fëmijët" thotë ajo.

Gjatë festave të fundvitit, Narayan cilëson se u ble fëmijëve vetëm një ose dy dhurata domethënëse që mund të mbajnë vëmendjen e tyre të angazhuar për një periudhë kohe.

Sigurisht, teksa fëmijët rriten, ky truk humbet efektivitetin dhe ata mund të mos jenë më të interesuar për lodrat që dikur i emociononin.


Burimi: Today

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How many gifts should you buy your children for the holidays, according to psychologists

Sa dhurata duhet t’u blini fëmijëve për festat, sipas

Kids don't need a mountain of new holiday toys to be happy. There's an easy way to keep kids excited about the toys they already have: giving them access to just a few of them and leaving others out.

"I do this practice with toys so they still seem new and exciting and we don't necessarily buy anything new," says Angela Narayan, professor of Clinical Child Psychology at the University of Denver.

This tactic works well with larger toys, like dollhouses and large Lego sets, which keeps kids from adding to the mess around the house. "I let them play with them and then I take them away for a few weeks or a month and just bring out some other toys that they've been neglecting," she explains.

"The strategy works well because of the psychology and developing memory capacity of young children," says Narayan.

"Preschoolers don't have as much long-term memory capacity as we do, so they forget more quickly than adults," she explains. "They don't tire of things as easily and that's just an advantage of the developing brain."

How many gifts should you give small children?

If children see a large amount of toys at once, it can be overstimulating and they are not necessarily able to distinguish each toy. "Even if an adult goes to a toy store, it is difficult to pay attention to everything, imagine the children" she says.

During the holidays, Narayan says he only buys the kids one or two meaningful gifts that can keep their attention engaged for a period of time.

Of course, as children get older, this trick loses its effectiveness and they may no longer be interested in the toys that once excited them.

Source: Today