Ylli i popit ka vendosur të flasë hapur dhe pa doreza për jetën e re pas divorcit nga Sam Asghari. “Është kaq e çuditshme të jesh beqare,” thotë Britney Spears, në një postim në Instagram. “Kam pasur shumë kohë për të parë pas, me gjithë të mirat dhe të këqijat që kam kaluar,” vijoi ajo.
Ajo e shoqëroi postimin me foton e një murgeshe që shijon një filxhan çaji, teksa thekson se nuk flet aq bukur me veten. “Unë manipulohem lehtë dhe e lë zemrën të lirë,” shtoi Spears. “Por, unë patjetër që po ndryshoj gjithçka…Më duhet të gjej kohë të ndalem dhe të shikoj përreth për të rivlerësuar veten dhe të them, ‘A është kjo gjë e mirë për mua?”
View this post on Instagram
“Sinqerisht jam e mërzitur, por gjithashtu kam frikë nga shumë gjëra,” tha ajo. "Mënyra se si e jetoj jetën është e imja. Kam pasur kaq shumë njerëz që kanë ndërhyrë në këtë gjë. Por, të jesh egoiste për jetën tënde dhe ta shijosh atë është kaq mahnitëse.”
Në gusht, ish-bashkëshorti i Spears, Sam Asghari, bëri kërkesë për divorc nga ylli i popit pas pak më shumë se një viti martesë, duke cilësuar se dallimet e papajtueshme mes të dyve çuan deri në ndarje.
Britney Spears është martuar edhe dy herë të tjera. Ajo u martua me Kevin Federline në tetor të 2004-ës, por të dy u ndanë në vitin 2007. Ata kanë dy djem: Sean Preston dhe Jayden James. Në janar të vitit 2004, ajo u lidh me Jason Alexander, por martesa u anulua pas 55 orësh.