E dimë që njeh njerëz që s’marrin erë fare nga gjykimi i saktë i njerëzve në takimin e parë, por edhe njerëz që e gjejnë fiks se si është një person, thjesht duke e parë dhe skanuar. Kjo është padyshim një superfuqi, për të cilën duhet të falenderosh shenjën e horoskopit.
Zakonisht njerëzit që e gjejnë se si është karakteri i një personi gjykuar në takimin e parë, u përkasin këtyre shenjave:
Peshorja
Si një shenjë ajri, Peshorja ka tendencën që të jetë gjithnjë e balancuar dhe ka një gjykim të ftohtë dhe të pagabueshëm. Peshorja e dallon direkt nëse dikush po sillet në një mënyrë të çuditshme, është i pabesë, naiv, apo një person i mirë. Kjo shenjë është si detektor gënjeshtrash dhe po, mund t’i besosh gjykimit të saj.
Akrepi
Akrepi mund ta kuptojë karakterin e vërtetë të një personi, edhe nëse ky i fundit po përpiqet shumë të shtiret si dikush tjetër. Akrepi udhëhiqet nga Plutoni, ndaj gërmon thellë dhe analizon me detaje gjithçka.
Akrepi njihet për aftësinë e tij për të dalluar ndryshimin e energjisë dhe ka një intuitë të pabesueshme për ta kuptuar se si është dikush në të vërtetë.
Bricjapi
I udhëhequr nga Saturni, Bricjapi është një tjetër shenjë që zbulon karakteret e njerëzve, që në momentin që i jep dorën. Bricjapi ka potencialin të dallojë nëse ia vlen të shpenzosh kohën ose energjinë me dikë, sidomos në çështjen e karrierës.
Gjithashtu, Bricjapi zgjedh përherë më të mirën për veten, duke nisur që nga rrethi me të cilin shoqërohet. Kjo, për shkak të aftësive të çuditshme që ka, për ta kuptuar personalitetin e personit që ka përballë.
Artikuj të sugjeruar: