Ryan Reynolds vazhdon të mbajë kurorën e njeriut më gallatë në rrjetet sociale! Aktori i “Deadpool” postoi foton e edituar, të publikuar më parë nga Taylor Swift dhe Blake Lively, duke vendosur fytyrën e tij dhe të Travis Kelce, në vend të portreteve të këngëtares dhe aktores.
Ai shkroi: “Mendoj se duhet ta mbaj mend kështu”, duke i bërë tag edhe personit që bëri editimin.
Gocat shkrepën një foto nga premiera e filmit të “Renaissance” nga Beyoncé dhe sigurisht, aktori s’e humbi rastin për të bërë për të qeshur fansat e tij dhe të gjithë internetin.
Blake dhe Taylor janë mike prej vitesh tanimë dhe duket se kanë një miqësi mjaft të bukur me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, Ryan, bashkëshorti i Blake, s’i ka kursyer kurrë shakatë me të shoqen dhe për këtë, janë ndër çiftet më të preferuar.
Artikuj të sugjeruar: