Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Shigjetari dhe Bricjapi
Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Po hyn në një muaj më të lehtë, të qetë, romantik dhe social. Ftesat nga miqtë do të vijnë me radhë dhe jeta mund të të duket e lehtë dhe e këndshme. Një episod romantik ka të ngjarë të shfaqet afër Hënës së plotë te Dashi, më 6 tetor. Shigjetarët beqarë mund të dalin në një takim të organizuar nga një mik dhe ka shumë mundësi që të jetë më emocionues sesa e presin.
 
Beqar apo në një marrëdhënie, kjo Hënë e plotë mund të jetë një nga momentet kulmore të vitit, sidomos nëse ditëlindja jote qëllon brenda 5 ditëve të dhjetorit. Nëse ke një partner ekskluziv, ai person mund të të surprizojë në mënyrë të veçantë, duke të të treguar se je i/e dashur dhe i/e vlerësuar. Nëse i dashuri ose bashkëshorti yt sugjeron papritur një udhëtim romantik për një ose dy net, pranoje ftesën! Përvoja gjatë këtij udhëtimi ka të ngjarë të jetë si një ëndërr.
 
Kjo Hënë e plotë do të jetë kaq pozitive sa do të të ndihmojë edhe në një mënyrë tjetër, pasi karriera jote ka të ngjarë të sjellë lajme emocionuese dhe mund të marrësh një bonus si shpërblim për përpjekjet tuaja të fundit në një projekt. Afërdita, aktualisht ndodhet në shtëpinë tënde të dhjetë të çmimeve dhe zhvillimit profesional. Lajmet e mira po sinjalizohen drejtpërdrejt nga sundimtari yt Jupiteri, planeti i fatit të mirë, në shtëpinë tënde të tetë të parave të të tjerëve. Duket se paratë po vijnë drejt teje!
 
Nga ana tjetër, Jupiteri do të sinjalizojë Saturnin në shtëpinë tënde të katërt, atë të pronave, kështu që mund të mendosh për blerjen e një shtëpie ose prone tjetër. Nëse të duhen para nga banka për të filluar, duket se do të marrësh aprovimin për kredinë që do. Pa marrë parasysh arsyen: rinovim, blerje shtëpie ose dekorim, me shumë gjasa, kërkesa do të miratohet.
 
Hëna e re në Peshoren e butë dhe elegante, të martën më 21 tetor, ka të ngjarë të sjellë një ngjarje të rëndësishme sociale në kalendarin tënde, ose gjatë fundjavës (18 dhe 19 tetor) ose brenda 5 ditëve pas Hënës së re, deri të shtunën, më 25 tetor. Kjo do të jetë një ngjarje që nuk do të duash ta humbësh. Sugjerohet të bësh një udhëtim dhe nëse je në një marrëdhënie, nuk do të kesh nevojë të bindësh partnerin që të vijë me ty, pasi ai do të jetë shumë entuziast për këtë arratisje romantike.
 
Do të kesh pak vështirësi të mbash mendjen te puna gjatë këtij muaji shumë social, ndaj sillu mirë me veten! Shkëmbe disa ditë për t’u çlodhur dhe për t’u rikuperuar. Kur Marsi të hyjë në Shigjetar muajin e ardhshëm (nga 4 nëntori deri më 15 dhjetor), do të lëvizësh me shpejtësinë e dritës, kështu që përgatitu!
 
Gjithashtu, muajin e ardhshëm, Mërkuri do të jetë në prapavijë në Shigjetar dhe Akrep nga 9 nëntori deri më 29 nëntor. Nëse ke diçka të rëndësishme për të përfunduar, bëje në tetor.
 
Prapavija e Mërkurit do të përkojë me kalimin e Marsit në Shigjetar, por mos u mërzit, pasi një projekt që ke shpresuar ta nisësh më parë mund të rilindë tani, ose mund të ndodhë që një koleg nga e kaluara të telefonojë dhe të të kërkojë të bashkëpunoni në një sipërmarrje të re emocionuese.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

 
Ky do të jetë një muaj i madh, me ndryshime të mundshme si në shtëpinë tënde, ashtu edhe në karrierë. Mund të duhet të bësh një balancim të madh për t’i menaxhuar të gjitha, por ti mundesh dhe do ia dalësh, sepse të dyja këto fusha janë të rëndësishme për ty! Kjo tregon se mund të gjesh apartamentin ose shtëpinë e ëndrrave për të marrë me qira ose për të blerë. Nëse je duke kërkuar për të blerë shtëpi, kjo do të ishte koha e duhur për ta bërë, sepse Saturni ende nuk ka hyrë në sektorin tënd të shtëpisë!
 
Saturni do të hyjë në sektorin tënd të shtëpisë pas disa muajsh, më 13 shkurt 2026, për një qëndrim dyvjeçar, duke e bërë më të vështirë (por jo të pamundur) gjetjen e hapësirës ideale. Ky muaj do të ishte një kohë perfekte për të gjetur apartamentin tënd të ri ose për të finalizuar blerjen e një shtëpie, sepse muajin tjetër, Mërkuri do të jetë prapavijë, nga 9 nëntori deri më 29 nëntori dhe kjo nuk është koha e duhur për këtë. (Do të ndjesh vështirësitë e Mërkurit në prapavijë sapo të fillojë nëntori dhe ndoshta edhe më herët.)
 
Karriera jote mund të hyjë në një fillim krejt të ri me Hënën e re më 21 tetor. Hëna e re do të shfaqet në shtëpinë tënde të dhjetë prestigjioze, të nderimeve profesionale, çmimeve dhe arritjeve. Mund të hapësh dyert e biznesit tënd të ri, të marrësh një promovim mbresëlënës, ose të fillosh një punë krejt të re në një kompani tjetër që do të sjellë më shumë ndikim dhe pushtet. Ky është një moment i rëndësishëm i vitit!
 
Megjithatë, ka një problem me Hënën e re më 21 tetor. Plutoni do të jetë në një kënd të vështirë me Hënën e re në shtëpinë tënde të karrierës. Nëse të ofrohet një punë në një koorporatë të madhe, dikush në krye mund të duket i paqartë nëse ia vlen paga që ti po kërkon. Do të të takojë ty të bësh një argument të fortë se pse e meriton atë page dhe ti mund t’ia dalësh.
 
Nëse gjatë negociatave ndjen se nuk po gjeni dot gjuhën e përbashkët, atëherë është më mirë të largohesh. Ngushëllo veten duke thënë: “Thjesht nuk po blejnë atë që po shes dhe nuk e kuptojnë atë që po them. Mund të gjej të tjerë që do të kuptojnë vlerën e kontributit tim”.
 
Nëse po fillon biznesin tënd këtë muaj, ndërhyrja e Plutonit mund të vijë për shkak të politikave qeveritare që pengojnë aftësinë tënde për të fituar para. Plutoni sundon masat e njerëzve, qeverinë, si dhe ligjet dhe politikat aktuale që imponohen mbi njerëzit. Pavarësisht Plutonit, duket se ky është një moment i mirë për të bërë një lëvizje profesionale.
 
Ti sundohesh nga Saturni, një planet me rëndësi dhe peshë në këtë Hënë të re. Fatmirësisht, Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të ketë një raport shumë të fortë dhe miqësor me Saturnin (Jupiteri dhe Saturni do të krijojnë një aspekt harmonik dhe hyjnor). Jupiteri do të jetë në shtëpinë tënde të partneritetit dhe kjo sugjeron se mund të kesh nevojë për një ndërmjetës, bashkëpunëtor, përfaqësues, ose ekspert për të shfrytëzuar përfitimet. Njëkohësisht, ky planet do të ndikojë drejtpërdrejt te Marsi energjik, duke sugjeruar se vendimet dhe veprimet e tua do të çojnë në fitimprurje.
 
Ky nuk do të jetë një muaj vetëm me punë dhe pa argëtim. Më 24 tetor, Mërkuri do të punojë për të gjallëruar shtëpinë tënde të njëmbëdhjetë shoqërore, kështu që do të bësh plane për të takuar miqtë dhe për t’u argëtuar së bashku.
 
Më 27 tetor do të jetë një kohë perfekte për të parë apartamente ose shtëpi, nëse po mendon për zhvendosje. Marsi do të jetë në kënd perfekt me Jupiterin në Gaforre. Marsi është sundues i shtëpinë tënde të katërt, atë të familjes dhe pronës. Nëse dëshiron të blesh ose shesësh një pronë, me Saturnin jashtë shtëpisë tënde të katërt, mund të gjesh hapësira të mëdha dhe të kesh sukses.
 
Pasi Saturni të lëvizë te Dashi (13 shkurt 2026 deri më 12 prill 2028, një periudhë dyvjeçare), kostoja e qirasë ose blerjes së një shtëpie mund të rritet paksa.
 
Sa i përket 31 tetorit, Halloween-i është një enigmë. Nga njëra anë, ka një shans të mirë që të jetë argëtues. Hëna kalimtare do të jetë te Peshqit, një shenjë shumë krijuese që përzihet bukur me Diellin në shenjën tënde, Bricjap.
 
Nga ana tjetër, mbrëmja e 31 tetorit afrohet me 4 nëntorin, datën e kundërshtimit të egër të Marsit me Uranin, që mund të sjellë zemërim dhe rebelim, si dhe sjellje të nxituara dhe impulsive.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

Turisti komplimenton vajzat shqiptare 🇦🇱 dhe bëhet viral

Refuzimi më me edukatë ever 😂

E dini vetë se kë bëji tag 🫠

Kur ngelesh veç me një pëllumb😂 #Albanianlife #Toxicex

Ishin fajtorë, por sidoqoftë nuk është ky qëllimi

Mos rrini kot, bëhuni kreativë me shoqërinë! 🤨

Me kë e ka Gerta? 🤨

do t’ju filmojmë dhe do ju nxjerrim në YouTube 😌

Shkuam për një kafe në TEG, dolëm me gjithë koleksionin e ri vjeshtë-dimër të Fashion & Friends. Ndodh. ;) @fashionandfriends_al

Reperi i njohur, Buta (Betim Januzaj), është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.