Fashion & Beauty

‘Nude e thellë’, ngjyra perfekte për buzët këtë sezon

‘Nude e thellë’, ngjyra perfekte për buzët

Kur vjen puna për të zgjedhur buzëkuqin ideal për vjeshtë/dimër, nuk ka nevojë që të “rrëmbeni” automatikisht tonet e errëta, të manaferrës, ngjyrat e tokës apo të kuqen flakë sepse është ajo formula e njohur e grimit: në dimër ka vend gjithnjë për tonalitetet e ndezura. Këtë vit, tendencat e make up-it marrin një kthesë befasuese dhe kur vjen puna te ngjyra perfekte për buzët, “nude e thellë” do të “mbretërojë” në grimin e çdo vajze, por edhe në paletat që zgjedhin artistët e grimit (nude - nuanca që vijnë si përzierje e ngjyrës kafe me të bardhën).

“Zgjidhni tonet natyrale për një pamje tepër elegante dhe të freskët, pasi këto ngjyra nxjerrin më në pah tiparet tuaja” thotë Zoe Taylor, grimiere në Mbretërinë e Bashkuar. “Zgjidhni një nuancë disa tone më të thellë se ngjyra e lëkurës, por që përshtatet edhe me strukturën e fytyrës duke aplikuar një nude më të theksuar apo bronz për buzët njësoj siç zgjidhni edhe për sytë,” vijon ajo.

Shumë më e lehtë për t’u kombinuar me nuancat tradicionale dimërore, nuancat nude janë ideale për gocat me buzë të holla, teksa kërkojnë edhe më pak kujdes gjatë ditës, gjë që nuk ndodh me buzëkuqin e errët që kërkon ta lyesh disa herë për të qëndruar i plotë në buzë.

Nëse jeni duke kërkuar për një model grimi që mund të kalojë lehtësisht nga dita në natë, nuancat nude janë aty për ju.

Gjetja e ngjyrës nude perfekte për tonin e lëkurës bëhet me një truk të lehtë: mjafton një nuancë për buzët, dy deri në tre numra më e fortë se ngjyra e lëkurës, por sërish duke qëndruar te ngjyrat e hapura.

Tonet e “çokollatës me qumësht”, kafeja shumë e hapur, tonet e zbehta të bronzit mund të jenë një super ide për ju!

REELS

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

'Deep Nude', the perfect lip color this season

‘Nude e thellë’, ngjyra perfekte për buzët

When it comes to choosing the ideal lipstick for autumn/winter, there is no need to automatically "grab" dark tones, berry, earth tones or fiery red because it is that well-known makeup formula: in winter there is always a place for bright tones. This year, make-up trends take a surprising turn and when it comes to the perfect lip color, "deep nude" will "reign" in every girl's make-up, but also in the palettes chosen by make-up artists (nude - shades that come as a mixture of brown and white).

"Choose natural tones for a super chic and fresh look, as these colors bring out your features more," says UK makeup artist Zoe Taylor. "Choose a shade that's a few tones deeper than your skin tone, but that also matches the texture of your face by applying a bolder nude or bronzer to your lips as you would for your eyes," she continues.

Much easier to combine with traditional winter shades, nude shades are ideal for girls with thin lips, as they require even less care during the day, which is not the case with dark lipstick that requires several coats to standing full on edge.

If you're looking for a makeup look that can easily transition from day to night, nude shades are there for you.

Finding the perfect nude color for your skin tone is done with an easy trick: just a shade for the lips, two to three numbers stronger than the skin color, but still staying in light colors.

"Milk chocolate" tones, very light brown, pale bronze tones can be a great idea for you!
 

----nude-e-thelle-ngjyra-perfekte-per-buzet-kete-sezon