Udhetim

Vendet më të mira në Europë për ata që mund të punojnë në distancë

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2023

Vendet më të mira në Europë për ata që mund

Vizat për njerëzit e njohur si digital nomad – dikush që jeton nga njëri vend në tjetrin dhe përdor teknologjinë për të punuar në distancë – mund të ndryshojnë për sa i përket taksave, kohëzgjatjes së tyre dhe kërkesave për të ardhura minimale.

VisaGuide, një website me udhëzime për udhëtimet dhe vizat, ka krijuar një renditje të opsioneve më të mira për nomadët dixhitalë dhe vendet më të përshtatshme për ta për të punuar në distancë.

Platforma merr në konsideratë faktorë të ndryshëm për punonjësit në distancë që udhëtojnë dhe jetojnë jashtë vendit.

Spanja zuri vendin e parë në botë dhe në Europë. Viza e Spanjës për nomadët dixhitalë ofron një periudhë prej gjashtë muajsh pa taksa, pas së cilës punonjësit duhet të paguajnë 15% taksë dhe të kenë të ardhura minimale mujore 2,140 euro; kostoja e jetesës është 673 euro.

Disa vende lejojnë punën pa taksa për të gjithë kohëzgjatjen e vizës, duke përfshirë Rumaninë, Kroacinë dhe Maltën. Në Rumani kërkohet që të ardhurat minimale mujore të jenë 3,300 euro; kostoja e jetesës është 686 euro.

E treta në Europë është Kroacia, e cila kërkon 2,539 euro si të ardhura mujore. Malta, një vend tjetër që zbaton një program pa taksa, kërkon të ardhura minimale prej €2,700. Kostoja e jetesës këtu është pak më e lartë, 781 euro në muaj.