Relationships

Gjithçka duhet të dish për xhelozinë retroaktive

Gjithçka duhet të dish për xhelozinë retroaktive

Xhelozia retroaktive është një trajtë e veçantë e xhelozisë intense dhe shpeshherë irracionale që një individ ndjen për përvojat e kaluara romantike dhe seksuale të partnerit. Ndryshe nga xhelozia e zakonshme, e cila përqendrohet kryesisht në veprimet e tashme apo të ardhshme të parnterit, xhelozia retroaktive lidhet me të shkuarën e personit me të cilin je lidhur.

Si ta kuptosh nëse ndjen xhelozi retroaktive?

Ke mendime obsesive – Ato janë të vazhdueshme, nuk të hiqen nga mendja dhe janë paksa të vështira për t’u kontrolluar. Shpesh, shkaktojnë shqetësim emocional.

Bën pyetje të vazhdueshme për të shkuarën – Individët që ndjejnë xhelozi retroaktive i mbysin partnerët me pyetje të shumta lidhur me marrëdhëniet e kaluara. Ata kërkojnë informacion të detajuar dhe mërziten nëse partneri s’ua tregon.

Bën krahasime – Shpesh e gjen veten duke krahasuar veten me ish-partnerët e personit me të cilin je lidhur. E sheh në Instagram, live, nis të krahasohesh dhe si përfundim ndihesh i/e pasigurt.
 
Pse ndodh dhe si ta menaxhosh xhelozinë retroaktive?
 
Një prej shkaqeve të xhelozisë retroaktive është pasiguria. Kjo është një ndjesi që rritet veçanërisht nga krahasimi. Një ndjesi e tillë mund të burojë nga shqetësime reale, nga frika e imagjinuar, ose për arsye të ndryshme, duke përfshirë dyshime personale, ankthin për vetëvlerësimin e dikujt, si dhe nga faktorë të jashtëm, të cilat shkaktohen nga sjellja e partnerëve.
 
Si ta menaxhosh pasigurinë?
 
Duke vetëreflektuar – Reflekto për cilësitë e tua pozitive, arritjet dhe atë që të bën unik. Njihe veten dhe ndërto një bazë të fortë vetëvlerësimi, e cila nuk lëkundet nga e shkuara e partnerit.
 
Mendo në mënyrë racionale – Sa herë të të lindë frika ose mendimet e paarsyeshme për të kaluarën e partnerit, shiko faktet që të ndihmojnë të mendosh në mënyrë më racionale. Sfido mendimet negative dhe kupto pse je një partner/e i/e vlefshëm/me.
 
Ndjeshmëria ndaj refuzimit
 
Një studim i botuar në “Journal of Interpersonal Violence”, zbuloi se individët që janë shumë të ndjeshëm ndaj refuzimit, janë më të prirur për të përjetuar xhelozi retroaktive në marrëdhëniet e tyre.

Ndjeshmëria ndaj refuzimit përfshin ndjesinë e të pasurit frikë nga refuzimi. Kjo sjell dhe reagime intensive ndaj sjelljeve dhe fjalëve jo dhe aq pozitive nga partnerët. Ndjeshmëria ndaj refuzimit sjell dhe keqinterpretimin e veprimeve dhe fjalëve të pafajshme, të cilat merren si shenja refuzimi, duke e bërë të vështirë dallimin mes fakteve dhe mendimeve.
 
Si ta menaxhosh ndjeshmërinë nga refuzimi?
 
Përmes të qenit vetëdijes, e cila mund të të ndihmojë të bësh dallimin mes refuzimit që po ndodh dhe refuzimit që ti mendon se po ndodh. Duke qenë i/e vetëdijshëm/me, do të jesh në gjendje të kontrollosh emocionet, duke iu përgjigjur në mënyrë më racionale reagimeve.
 
Komunikimi i hapur është një tjetër mënyrë që të ndihmon shumë të përballosh betejat e tua me xhelozinë retroaktive. Komunikimi mund ta përmirësojë lidhjen tënde dhe t’i mundësojë partnerit të kuptojë qasjen dhe pikëvështrimin tënd.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Everything you need to know about retroactive jealousy

Gjithçka duhet të dish për xhelozinë retroaktive

Retroactive jealousy is a special form of intense and often irrational jealousy that an individual feels about a partner's past romantic and sexual experiences. Unlike ordinary jealousy, which focuses mainly on the present or future actions of the partner, retroactive jealousy is related to the past of the person with whom you are connected.

How to understand if you feel retroactive jealousy?

You have obsessive thoughts – They are constant, can't get out of your mind and are a little difficult to control. Often, they cause emotional distress.

Asks constant questions about the past – Individuals who feel retroactive jealousy bombard their partners with numerous questions about past relationships. They demand detailed information and get upset if their partner doesn't tell them.

Make comparisons – You often find yourself comparing yourself to the ex-partners of the person you're in a relationship with. You see it on Instagram, live, you start comparing yourself and as a result you feel insecure.
 
Why does it happen and how to manage retroactive jealousy?
 
One of the causes of retroactive jealousy is insecurity. This is a feeling that is especially heightened by comparison. Such a feeling can originate from real worries, from imagined fears, or for various reasons, including personal doubts, anxiety about one's self-esteem, as well as from external factors, which are caused by the behavior of partners.
 
How to manage uncertainty?
 
Self-reflecting – Reflect on your positive qualities, achievements and what makes you unique. Know yourself and build a strong foundation of self-esteem, which is not shaken by your partner's past.
 
Think rationally – Whenever you have fears or irrational thoughts about your partner's past, look at the facts to help you think more rationally. Challenge negative thoughts and understand why you are a valuable partner.
 
Sensitivity to rejection
 
A study published in the Journal of Interpersonal Violence found that individuals who are highly sensitive to rejection are more likely to experience retroactive jealousy in their relationships.

Rejection sensitivity includes the feeling of being afraid of rejection. This brings intense reactions to not so positive behaviors and words from partners. Sensitivity to rejection leads to the misinterpretation of innocent actions and words, which are taken as signs of rejection, making it difficult to distinguish between facts and thoughts.
 
How to manage rejection sensitivity?
 
Through awareness , which can help you distinguish between the rejection that is happening and the rejection that you think is happening. By being self-aware, you will be able to control emotions, responding more rationally to feedback.
 
Open communication is another great way to deal with your struggles with retroactive jealousy. Communication can improve your relationship and enable your partner to understand your approach and point of view.

Suggested articles: