Showbiz

Ja urimi që Ledion Liço i bëri Heidi Bacit për “BBVA4 Fan Club”

Ja urimi që Ledion Liço i bëri Heidi Bacit për
Me lajmin që Heidi Baci do të jetë moderatorja e re e “BBVA4 Fan Club”, ka ardhur edhe urimi i veçantë nga Ledion Liço. Moderatori ndau një story në Instagram, ku përgëzoi Heidin në mënyrën e tij karakteristike, duke shkruar:

“@heidibaci në gojë të ujkut thoni ju andej!”

Ja urimi që Ledion Liço i bëri Heidi Bacit për
Ndërsa një pjesë e mirë e ndjekësve e pritën lajmin me entuziazëm dhe urime për Heidin, diskutimet nuk munguan.

Në mesin e reagimeve të shumta, spikati edhe një story i Roza Latit ditën e djeshme, e cila shkroi në Instagram:

“S’di ç’të them. Di vetëm të them që më është shpifur televizioni.”

Edhe pse Roza nuk përmendi emra, shumë ndjekës e lidhën deklaratën e saj me lajmin për moderimin e Heidit, duke ndezur më tej spekulimet dhe komentet për këtë situatë.

Nga një sondazh në Anabel 48% e ndjekësve menduan se postimi ishte një thumbim për Heidin, ndërsa 16% e konsideruan një rastësi. 23% u shprehën të painteresuar, duke theksuar se kanë “halle të tjera”, ndërsa vetëm 12% menduan se s’ka lidhje fare me Heidin.

Pavarësisht polemikave dhe ‘thumbave’ të mundshëm, mbetet e qartë që Heidi Baci është në qendër të vëmendjes dhe tashmë ka një sfidë të re përpara. Si një nga ish-banoret më të komentuara të “Big Brother VIP”, ajo duket se ka fituar besimin për të drejtuar “Fan Club”-in këtë sezon. Mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të përmbushë pritshmëritë e publikut apo nëse do të përballet me sfida të reja.

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Here is the greeting that Ledion Liço made to Heidi Bac for "BBVA4 Fan Club"

Ja urimi që Ledion Liço i bëri Heidi Bacit për
With the long-awaited news that Heidi Baci will be the new moderator of "BBVA4 Fan Club", a special congratulations from Ledion Liço has arrived. The well-known moderator shared a story on Instagram, where he congratulated Heidi in his characteristic way, writing:

"@heidibaci in the mouth of the wolf you say there!"

Ja urimi që Ledion Liço i bëri Heidi Bacit për
While a good part of the followers received the news with enthusiasm and congratulations for Heidi, there was no shortage of discussions.

Among the many reactions, a story of Roza Lati stood out yesterday, who wrote on Instagram:

"I don't know what to say. I can only say that I have been slandered by television."

Although Roza did not name names, many followers linked her statement to the news of Heidi's moderation, further fueling speculation and commentary about the situation.

From a poll on Anabel 48% of followers thought the post was a jab at Heidi, while 16% considered it a coincidence. 23% expressed disinterest, emphasizing that they have "other problems", while only 12% thought that it has nothing to do with Heidi.

Despite the controversies and possible 'spikes', it remains clear that Heidi Baci is in the center of attention and already has a new challenge ahead. As one of the most commented former residents of "Big Brother VIP", she seems to have gained the confidence to run the "Fan Club" this season. It remains to be seen whether it will manage to meet public expectations or whether it will face new challenges.