Showbiz dhe TV

Në 'Big Brother', Luizi tregoi dy emrat që kishin menduar nëse ai dhe Kiara do të bëheshin me vajzë

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2023

Në 'Big Brother', Luizi tregoi dy emrat që kishin menduar

Herë me shaka e herë seriozisht, Luiz Ejlli foli shpesh për planet për t’u bërë prind gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”. Tani që ai dhe Kiara Tito konfirmuan përmes një kënge se familjes së tyre do t’i bashkohet një bebushe, njerëzit kanë nisur të “gërmojnë” nëpër arkiva.

Në mars, gjatë një bisede me banorët teksa të gjithë ishin mbledhur në oborr, Luizi fliste për planet e tij me Kiarën për fëmijë dhe madje kishin menduar edhe emrat.

“Unë do doja dy vajza dhe një djalë, se dhe djali është mirë kur është në shtëpi me motra, se bëhet më i ndjeshëm. Dy gjëra i kam thënë Kiarës, o do e mbushim shtëpinë me çuna e të mbajmë ty si mbretëreshë, ose do e mbushim me goca dhe të më mbajnë mua si mbret,” shprehej ai.

Përsa u përket emrave: “Unë mbaroj për vajza, ia kemi gjetur dhe emrat. Një emër Lori se kështu e do Kiara, emri tjetër Katalea.”

Tani të presim nëse do t’u qëndrojnë besnikë zgjedhjeve të mëparshme. E nëse po, bebi do të quhet Lori apo Katalea?