Metropolitan

Të prezantojmë me filmat më të trishtë në Netflix

Të prezantojmë me filmat më të trishtë në Netflix

Nëse po kërkon një listë me filma të trishtë, që do të të bëjnë të qash, mos kërko më gjatë, ta kemi përgatitur ne:

"Marriage Story"

Drama sjell historinë e një çifti të cilët ndahen dhe në mes tyre qëndron djali i vogël. Momentet e tyre të bukura dhe dashuria e madhe, zbehen ndërsa persona të tjerë përfshihen në raportin e tyre.

"Roma"

"Roma" është një film nga Alfonso Cuarón dhe frymëzohet nga jeta e tij. Filmi tregon historinë e një familjeje të mesme, e cila përballet me sfida të ndryshme. Filmi nuk është vetëm fantastik, por edhe shumë prekës.

"Irreplaceable You"

Një grua e re, Abbie, diagnostikohet me kancer dhe vendos që të gjejë një të dashur të ri për mikun e saj të ngushtë, i cili njëkohësisht është edhe i fejuari i saj. 

"All the Bright Places"

Drama tregon romancën e dy të rinjve: Violet dhe Finch. Ky i fundit e ndihmon Violet të kalojë disa nga dramat e jetës së saj dhe dashurohen së bashku. Ata përjetojnë aventura të bukura, derisa një ngjarje tronditëse i shenjon përgjithmonë.

"6 Balloons"

Një film i errët dhe njëkohësisht shumë i bukur. Abbi Jacobson, e cila luan rolin e një motre të madhe, bën një udhëtim nëpër Los Angeles me vëllain e saj, i cili është i varur ndaj heroinës dhe vajzën e vogël 2-vjeçare. Ajo gjithashtu përpiqet që të shkojë në festën surprizë të të dashurit të saj, ndërkohë që të ftuarit e presin me shumë ankth.

"Lost Girls"

Drama flet për historinë e vërtetë të një nëne e cila kërkon vajzën e saj të humbur. Në procesin e kërkimit, ajo zbulon një seri vrasjesh të pazgjidhura. Viktimat kishin një të përbashkët: Ishin prostituta në Long Island.

"To The Bone"

Lily Collins shkëlqen në rolin e Ellen, një 20-vjeçare e cila përballet me anoreksinë, edhe pse prej vitesh është pjesë e programeve të rikuperimit. Filmi nuk është i thjeshtë për t'u parë, por kjo e bën kaq të fuqishëm.

"The Boy who Harnessed the Wind"

Filmi flet për historinë e një djali 13-vjeçar, i cili gjen një mënyrë për të shpëtuar fshatin e tij nga uria. Filmi është fenomenal, duke marrë parasysh që regjisori është ai i filmit "12 Years a Slave". Nëse po kërkon të qash, ky film është i duhuri.

"The Guernsey Literary and Potato Peel Pie Society"

Një autore nga Londra shkëmben letra me një banor të ishullit Guernsey, pas Luftës së Dytë Botërore. Nga letërkëmbimi, autorja nga Londra zbulon se sa e vështirë është jeta pas luftës dhe kjo përvojë ndryshon totalisht pikëpamjen e saj.

"Paddleton"

Drama tregon historinë e dy fqinjve që krijojnë një lidhje të pamundur, pasi njëri prej tyre diagnostikohet me kancer. Filmi tregon me detaje përvojat e një personi që ngadalë i afrohet vdekjes dhe "vëzhguesit" që e dashuron dhe përjeton dhimbjen në një tjetër dimension.

"My Best Friend Anne Frank"

Në film tregohet miqësia mes Anne Frank dhe Hanneli Goslar, sipas këndvështrimit të këtij të fundit. Që prej ditëve të para të miqësisë dhe deri te ribashkimi i tyre në një kamp përqendrimi, filmi është super rrëqethës.

"If Anything Happens, I Love You"

Që të të thyejë zemrën, një film nuk duhet të jetë i gjatë. Në 12 minuta ky film do të të tregojë jetën e dy prindërve që humbasin fëmijën gjatë një sulmi me armë në shkollë. Dy prindër përjetojnë dhimbjen e tyre të madhe, e cila i bashkon, pavarësisht se sa të ndryshëm janë.

"Brain on Fire"

Një gazetare e re nis të dëgjojë zëra dhe të përjetojë kriza të ndryshme, të cilat e ndryshojnë të gjithë jetën e saj. Mjekët shokohen nga fenomeni, ndërkohë që ajo vijon të përkeqësohet. Shumë shpejt, mjekët janë në garë me kohën për të zbuluar pse truri i një gruaje të shëndetshme po vepron kundër saj.

"Notes For My Son"

Një nënë sëmuret rëndë dhe nuk ka shërim. Kështu, ajo, përmes humorit dhe optimizmit i shkruan një letër të ndjerë djalit të saj, që ai ta njohë më mirë të ëmën, pas vdekjes së saj.

"Call Me by Your Name"

Me këtë film, thjesht s'do e mbash dot veten. Të thyen zemrën! Nis si një përrallë idilike në verë dhe zhvillohet në një fshat italian. Një djalë kalon verën me familjen e tij në Itali dhe tërhiqet nga një tjetër burrë, në një dashuri që bëhet burim pasioni dhe lotësh.

"Pieces of a woman"

Një çift përjeton një dhimbje të paimagjinueshme, pasi humbasin fëmijëne tyre nga lindja në shtëpi. Ndërsa ata kërkojnë ta zhvendosin fajin diku tjetër, zemra e tyre nis të nxjerrë në pah brenga dhe t'i copëtojë ata.

"A Man Called Otto"

Një burrë i ve përballet me depresionin. Tom Hanks, me mjeshtëri, na tregon se sa e vështirë është të përballesh me jetën pasi ke humbur një person të dashur. 

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Introducing the saddest movies on Netflix

Të prezantojmë me filmat më të trishtë në Netflix

If you are looking for a list of sad movies that will make you cry, look no further, we have prepared it for you:

"Marriage Story"

The drama tells the story of a couple who are separated and the little boy is between them. Their beautiful moments and great love fade as other people get involved in their relationship.

"Roma"

"Roma" is a film by Alfonso Cuarón and is inspired by his life. The film tells the story of a middle-class family, which faces various challenges. The film is not only fantastic, but also very touching.

"Irreplaceable You"

A young woman, Abbie, is diagnosed with cancer and decides to find a new boyfriend for her best friend, who also happens to be her fiancé. 

"All the Bright Places"

The drama shows the romance of two young people: Violet and Finch. The latter helps Violet overcome some of the dramas of her life and they fall in love together. They experience beautiful adventures, until a shocking event marks them forever.

"6 Balloons"

A dark and at the same time very beautiful film. Abbi Jacobson, who plays a big sister, takes a road trip through Los Angeles with her heroin-addicted brother and 2-year-old daughter. She also tries to go to her boyfriend's surprise party, while the guests wait anxiously.

"Lost Girls"

The drama tells the true story of a mother who is looking for her missing daughter. In the process of research, she discovers a series of unsolved murders. The victims had one thing in common: They were prostitutes on Long Island.

"To The Bone"

Lily Collins shines as Ellen, a 20-year-old struggling with anorexia, even though she has been in recovery programs for years. The film is not easy to watch, but that's what makes it so powerful.

"The Boy Who Harnessed the Wind"

The film tells the story of a 13-year-old boy who finds a way to save his village from starvation. The movie is phenomenal, considering that the director is the one from the movie "12 Years a Slave". If you're looking to cry, this is the movie for you.

"The Guernsey Literary and Potato Peel Pie Society"

An author from London exchanges letters with a resident of the island of Guernsey, after the Second World War. From the correspondence, the author from London discovers how difficult life is after the war and this experience totally changes her outlook.

"Paddleton"

The drama tells the story of two neighbors who form an unlikely relationship after one of them is diagnosed with cancer. The film details the experiences of a person who is slowly approaching death and the "observer" who loves him and experiences the pain in another dimension.

"My Best Friend Anne Frank"

The film shows the friendship between Anne Frank and Hanneli Goslar, from the point of view of the latter. From the early days of their friendship to their reunion in a concentration camp, the film is super chilling.

"If Anything Happens, I Love You"

A movie doesn't have to be long to break your heart. In 12 minutes, this film will show you the life of two parents who lose their child during a school shooting. Two parents experience their own great pain, which unites them, no matter how different they are.

"Brain on Fire"

A young journalist begins to hear voices and experience various crises, which change her entire life. Doctors are shocked by the phenomenon, while she continues to get worse. Soon, doctors are racing against time to find out why a healthy woman's brain is acting against her.

"Notes For My Son"

A mother falls seriously ill and there is no cure. Thus, she, through humor and optimism, writes a sad letter to her son, so that he gets to know his mother better, after her death.

"Call Me by Your Name"

With this movie, you just can't help yourself. It breaks your heart! It begins as an idyllic tale in the summer and takes place in an Italian village. A boy spends the summer with his family in Italy and is attracted to another man, in a love that becomes a source of passion and tears.

"Pieces of a woman"

A couple experiences unimaginable pain after losing their baby at home. As they seek to shift the blame elsewhere, their heart begins to reveal sorrows and tear them apart.

"A Man Called Otto"

A widower faces depression. Tom Hanks masterfully shows us how difficult it is to face life after losing a loved one. 

Suggested Articles: