Udhetim

Emigrantët listojnë qytetet europiane më të këqija për të jetuar

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2023

Emigrantët listojnë qytetet europiane më të këqija

Qytetet europiane fatkeqësisht kryesojnë në dhjetëshen e fundit të listës së InterNations, një komunitet global për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, sondazhi i të cilit është një burim i shkëlqyer për njerëzit që kërkojnë të lëvizin në një shtet tjetër.

InterNations ka pyetur mbi 12,000 emigrantë rreth lehtësisë së lëvizjes në një vend tjetër, punës dhe aktiviteteve të kohës së lirë në 49 qytete anembanë botës.

Berlini është ndër vendet më të vështira për emigrantët për të patur jetë shoqërore dhe banorët konsiderohen si popullsia e dytë më pak miqësore në renditje.

Dublini u ofron emigrantëve perspektiva të shkëlqyera karriere, por kjo bie në hije për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe kujdesit shëndetësor.

Londër, pothuajse tre në katër emigrantë kanë probleme me koston e përgjithshme të jetesës.

Emigrantët vlerësojnë kulturën e Parisit, por e shohin atë si një vend aspak miqësor, të vështirë për t'ia dalë pa folur gjuhën dhe shumë të shtrenjtë.

Në vend të fundit në listë (në nivel global):

40. Seul
41. Paris
42. Londër
43. Stamboll
44. Dublin
45. Berlin
46. Hamburg
47. Vankuver
48. Romë
49. Milano