Anabelizim

Letër mirënjohjeje djalit që s'më deshi, por më ndryshoi përgjithmonë

Letër mirënjohjeje djalit që s'më deshi, por më
Photo Credits: Carmena La Berenjena/ Pinterest

Po shkruaj sepse për mua kjo është arsyeja...

E di, i kemi brenda vetes, gjithçka – forcën, vullnetin, durimin, gjithçka që predikohet kur flet dikush bukur. Dhe, po, ia dalim vetë.

Por kurrë nuk mund të mohoj që për mua, gjithçka nisi nga ai, një djalë më i ri se unë, me një botëkuptim ndryshe nga ç’isha mësuar. I zgjuar, i zoti, me inteligjencë emocionale, i kujdesshëm, i ëmbël, pasionant, s'i mungonte asgjë.

Po shkruaj nga kompjuteri i punës, si një femër me një punë të mirë, rreth shoqëror të respektuar, e shëndetshme, e talentuar, dhe pak më mungon ta them me plot gojën që jam e përmbushur.

Më shumë se një vit më parë, në ditëlindjen time të 36-të, njoha A.. Ai dinte çfarë të thoshte, kur ta thoshte dhe pse po e thoshte çdo fjalë. Më tregoi që kishte dalë nga një marrëdhënie dhe po përpiqej të njihte dikë. Po kërkonte për një ''detox''. Dhe ishte prezent, aq kohë sa ishte, ishte prezent.

Por do doja ta kisha ditur atëherë, atë që di sot për veten time…

Isha në një nga periudhat më ndryshuese të jetës. Sapo kisha nisur një punë me kohë të pjesshme, e varur pjesërisht nga familja, e lodhur mendërisht dhe fizikisht. Dhe mbi të gjitha, e ndrydhur. Pa vetëvlerësim, pa kujdes për veten, pa ëndrra. E shuar... Asnjë pikë emocioni s’kishte më në venat e mia.

Ai?

Ai dinte të bënte pyetjet e duhura, që në momentin e parë. Komplimentonte për detaje që unë as nuk i kisha vënë re te vetja. As i njihja. As i konsideroja. Kaluan 3-4 javë me biseda telefonike të zgjatura e mesazhe, pa peshë në moment. Unë isha e ftohtë, e largët, e mpirë. Gjithçka më dukej teatër.

S’do e harroj kurrë kur, pas një zemërimi timin të kotë, më tha “çfarë mund të bëj unë që ta rregullojmë këtë?”. Unë mbeta. Çfarë dreqin?! A ke dalë nga ndonjë libër apo çfarë?!

Pas disa javësh u shkëputëm. Mendoj se ai s’e gjeti tërheqjen fizike tek unë. Ndoshta e shkuara e tij u rikthye, siç më tha. Ndoshta diferenca në moshë. Ose thjesht, ndoshta-ndoshta unë e kisha lënë veten pas dore, nuk isha as frymëzim, as detox. :D

Këtë e kuptoj sot, kur shoh veten në pasqyrë.

Pas shkëputjes, më goditi. Më mungoi, energjia ndryshoi. Dhe aty nuk ndërrova thjesht faqe, por krejt libër. Tani jam një person totalisht ndryshe. Në çdo aspekt: fizikisht, stil, mënyrë të menduari, botëkuptim. Dhe për herë të parë, e lirë. 100%, e lirë nga vetja dhe nga gjithçka tjetër.

E kam kërkuar, me ngulm, për disa muaj. Më vinte keq që nuk e kisha jetuar më vetëdije atë periudhë. E kam kërkuar, derisa ai më tha në një moment “je pak toksike. :D”

Por unë s’isha toksike, isha thjesht e vendosur t’i tregoja vetes se instinkti nuk më gabon kurrë. Që ai ishte ai që mendoja unë se ishte. Ai më mësoi ta dëgjoja. Ai, pa e ditur, më mësoi shumë gjëra për veten time. Dhe kisha të drejtë: si ai, nuk ka një të dytë.

Tani jam tërhequr. Jam e qartë. Dhe eci me hapa të rinj. Por, ai mbetet aty. Si një tatuazh i vogël që më kujton rilindjen time. Vetëm për faktin që ai është një nga figurat më të rëndësishme mbi të cilën kam rindërtuar veten – edhe pse ai nuk e di, as nuk e kishte qëllim.

Mendova t’i tregoja thellësinë e mirënjohjes. Sot, me këtë letër. Pak muaj më parë, me një gjest të veçantë.

Në bisedat e fundit, i thashë “unë jam një femër, si mund të mos kesh kujdes për ndjenjat e mia?”. I thashë “më ke mërzitur, më ke lënë pa përgjigje, jam vajzë”.

Ai më tha:

“Yeah, yeah... no flowers for men.”

Aty më goditi, meshkujt kanë anën e tyre të butë. Kanë ndjenja. Preken...

Muaj më parë, vendosa t’i jepja një ndjesi. Mbase një gjysmë buzëqeshjeje. Porosita online një orë dore – sepse ai i dha kohës sime një kuptim të ri. Zgjodha ngjyrën. Zgjodha emrin e orës. Zgjodha dhe kartolinën, me shumë kujdes, çdo detaj kishte një nënkuptim.

Pasi mora orën, shkova në një dyqan lulesh. Në një kuti vendosa trëndafila dhe orën. Kur shitësja e telefonoi për dorëzimin, e dëgjova zërin e tij në speaker. Zemra mu emocionua. Një korrier i dorëzoi një pako pa emër disa ditë më vonë. Me një mesazh të ngrohtë. Me një gjest pa qëllim apo pritshmëri.

Ai më ndryshoi jetën. Dhe do jem përjetësisht mirënjohëse. Tani unë e dua atë që shoh në pasqyrë. Dhe gjithçka që po ndërtoj me jetën time.

A., je aq i përzemërt, me një pastërti që s’e imagjinon dot. Fytyra jote është një ndër më të dashurat për mua.

Unë nuk jam toksike. Ndoshta jam shfaqur pa doreza, e drejtpërdrejtë, pak më shumë guximtare se ç'duhet dhe nuk kam lënë shijen e duhur. Thjesht, nuk dija më si të të jepja mbrapsht atë forcë dhe dashuri që u rrit brenda meje per jetën, falë teje.

Faleminderit që je ai që je. Ke "leje përjetë" të më shkruash, t'i biesh derës time, nëse ndonjëherë do kesh nevojë për një mike. Apo për dikë. Unë do jem...

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

A letter of gratitude to the boy who didn't love me, but changed me forever

Letër mirënjohjeje djalit që s'më deshi, por më
Photo Credits: Carmena La Berenjena/ Pinterest

I'm writing because for me this is the reason...

I know, we have it all within us – the strength, the will, the patience, everything that is preached when someone speaks beautifully. And, yes, we do it ourselves.

But I can never deny that for me, everything started with him, a boy younger than me, with a different worldview than what I was used to. Smart, capable, emotionally intelligent, caring, sweet, passionate, he lacked nothing.

I'm writing from my work computer, as a woman with a good job, a respected social circle, healthy, talented, and I'm almost ready to say out loud that I'm fulfilled.

More than a year ago, on my 36th birthday, I met A. He knew what to say, when to say it, and why he was saying every word. He told me he had gotten out of a relationship and was trying to get to know someone. He was looking for a "detox." And he was present, as long as he was, he was present.

But I wish I had known then, what I know about myself today...

I was in one of the most transformative periods of my life. I had just started a part-time job, partially dependent on my family, mentally and physically exhausted. And above all, repressed. No self-esteem, no self-care, no dreams. Exhausted... Not a drop of emotion was left in my veins.

Him?

He knew how to ask the right questions, right from the start. He complimented me on details that I hadn't even noticed about myself. I didn't even know them. I didn't even consider them. 3-4 weeks passed with long phone conversations and messages, without any weight at the moment. I was cold, distant, numb. Everything seemed like theater to me.

I'll never forget when, after a futile tantrum of mine, he said to me, "What can I do to fix this?" I was left speechless. What the hell?! Did you come out of a book or something?!

After a few weeks we broke up. I think he didn't find the physical attraction to me. Maybe his past came back, like he told me. Maybe the age difference. Or just maybe-maybe I had neglected myself, I was neither inspiration nor detox. :D

I understand this today, when I look at myself in the mirror.

After the breakup, it hit me. I missed it, the energy changed. And there I didn't just turn a page, but a whole book. Now I'm a completely different person. In every aspect: physically, style, way of thinking, worldview. And for the first time, free. 100%, free from myself and from everything else.

I searched for him, persistently, for several months. I regretted that I had not lived that period more consciously. I searched for him, until he told me at one point "you are a little toxic. :D"

But I wasn't toxic… I was simply determined to show myself that my instincts were never wrong. That he was who I thought he was. He taught me to listen. He, without knowing it, taught me a lot about myself. And I was right: there is no one like him.

Now I'm withdrawn. I'm clear. And I walk with new steps. But, he remains there. Like a small tattoo that reminds me of my rebirth. Just because he is one of the most important figures on whom I have rebuilt myself – even though he doesn't know it, nor did he intend to.

I thought I'd show him the depth of my gratitude. Today, with this letter. A few months ago, with a special gesture.

In recent conversations, I told him, "I'm a woman, how can you not care about my feelings?" I told him, "You've upset me, you've left me without an answer, I'm a girl."

He told me:

"Yeah, yeah... no flowers for men."

That's where it hit me, men have their soft side. They have feelings. They get touched...

Months ago, I decided to give it a touch. Maybe a half-smile. I ordered a wristwatch online – because it gave my time a new meaning. I chose the color. I chose the name of the watch. I also chose the card, very carefully, every detail had a meaning.

After I got the watch, I went to a flower shop. I put roses and the watch in a box. When the saleswoman called him about the delivery, I heard his voice on speaker.  My heart was touched. A courier delivered an unnamed package a few days later. With a warm message. With a gesture without purpose or expectation.

He changed my life. And I will be eternally grateful. Now I love what I see in the mirror. And everything I'm building with my life.

A., you are so kind, with a purity that you cannot imagine. Your face is one of the dearest to me.

I'm not toxic. Maybe I showed up without gloves, direct, a little too boldly than I should have and didn't leave the right taste... I just didn't know how to give you back that strength and love that grew inside me for life, thanks to you.

Thank you for being who you are. You have "perpetual permission" to write to me, to knock on my door, if you ever need a friend. Or someone. I will be...

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .