Celebrity

Kendall Jenner dha një leksion për veshjen class edhe gjatë një shëtitjeje me qenin

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2023

Kendall Jenner dha një leksion për veshjen class edhe gjatë

Nëse vini një kapuç në kokë dhe vishni pantallona sportive gjatë një udhëtimi të gjatë apo thjesht për të shëtitur qenin tuaj, me siguri që jeni një njeri i zakonshëm dhe askush nuk do t’ju dallojë mes të tjerëve.

Por, për të famshmit ekziston një tjetër formulë protagonizmi! Për ta, edhe një shëtitje e rastësishme në trotuar me qenin është një mundësi e përsosur për të treguar stilin e veshjes.

Kendall Jenner dha një leksion për veshjen class edhe gjatë

E mbani mend, Jennifer Lawrence që u bë virale në fillim të këtij viti me kombinimin elegant të veshjes ndërsa ecte në rrugë me tri qen? Po kush mund ta harrojë fotot e paparacëve që shfaqnin Emily Ratajkowski-n duke shëtitur qenin e veshur me super stil?

Kendall Jenner dha një leksion për veshjen class edhe gjatë

Tani në lojë ka hyrë edhe Kendall Jenner!

Kendall Jenner dha një leksion për veshjen class edhe gjatë

Modelja është parë në një shëtitore në Beverly Hills, e shoqëruar nga qeni i racës Doberman pinscher, i cili ka emrin Pyro. Ajo dukej jashtëzakonisht bukur për këtë shëtitje të rastësishme, e veshur me një pardesy të gjatë në nuancë gri, me rrip dhe kopsa.

Ne mendojmë që Kendall ka gjithnjë me vete formulën e super stilit, edhe pse në një shëtitje të zakonshme me qenin!