Jennifer Lopez postoi një foto në Instagram që na sjell më afër me ndjesinë e festave.
Ajo shfaqet e veshur me një kostum prej mëndafshi në ngjyrë të kuqe të ndezur dhe plot hijeshi.
Fansat e artistes mund ta adhurojnë në tërësi pamjen e saj, por detaji që ngjall më shumë interes janë buzët gati të zbehta me një nuancë nude në to. Një kontur i lehtë me laps dhe pakëz më e errët në buzën e sipërme, ky grim duket kaq bukur në portretin e Lopez.
View this post on Instagram
Zgjedhja e Jennifer dhe artistes së saj të make up-it qëndron plot “lavdi” mbi çdo buzëkuq nude, duke sjellë edhe një ndryshim nga trendi i viteve '90. Jo vetëm kaq, por toni përputhet në tërësi me ngjyrën e saj të lëkurës, duke kujtuar ditët kur buzët lyheshin me korrektor.
Nuk jeni të bindur për rikthimin e korrektorit te buzët si tendencë nga Jennifer? Epo, thjesht rikujtoni zgjedhjen e Sofia Richie-t për të njëjtin trend që duket se përforcon edhe njëherë idenë se korrektori te buzët është rikthyer si tendencë.
Burimi: Cosmopolitan