Kinema & TV

Ja kush do ta prezantojë ceremoninë e Oscars 2024

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2023

Ja kush do ta prezantojë ceremoninë e Oscars 2024

Për të dytin vit radhazi dhe për të katërtën herë në përgjithësi, Jimmy Kimmel do të rikthehet si prezantues i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

“Gjithmonë kam ëndërruar të prezantoja Oscars saktësisht katër herë,” tha Kimmel në një deklaratë.

Pas shuplakës së Will Smith ndaj Chris Rock në Oscars 2022, Kimmel drejtoi një ceremoni të kujdesshme pas vitesh trazirash në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë.

Ja kush do ta prezantojë ceremoninë e Oscars 2024

Ndonëse Kimmel ka të gjitha gjasat të futet në listën e rekordeve, ai është ende shumë larg nga Bob Hope, që prezantoi Oscars 19 herë, qoftë vetëm ose si bashkë-prezantues.

Ceremonia e 96-të e Oscars do të transmetohet më 10 mars.