Flokët

Si të stiloni flokët nga një Bob minimalist në modelin perfekt për festa sipas Hailey-t

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2023

Si të stiloni flokët nga një Bob minimalist në modelin

Që kur mori vendimin për të prerë flokët në fillim të këtij viti, Hailey Bieber e bëri prerjen Bob kryefjalën e stilit.

Gjatë fundjavës, ajo mori pjesë në eventin Baby2Baby Gala në Hollywood duke rikthyer një modelet më magjepsëse të flokëve, Bob me onde. Valëzimet e jashtme në formë S-ëje siç i quajnë parukierët, janë një qasje e vjetër dhe e njohur e VIP-ave, por që Hailey e bëri më moderne me flokët e saj të shkurtër.

Si të stiloni flokët nga një Bob minimalist në modelin

Modeli Bob i saj nuk është kurrë pa efektin e shkëlqimit si pasqyrë, kështu që për t’u siguruar që keni përfituar plotësisht versionin e Hailey Bieber-it, përfshini në rutinën e kujdesit për flokët, trajtime hidratuese dhe shampo që japin shkëlqim.

Si të stiloni flokët nga një Bob minimalist në modelin

Për të plotësuar në tërësi look-un, grimierja Mary Phillips shtoi edhe tendencën e grimit latte, me një rimel të lehtë dhe tonalitete të nuancës manaferrë në faqe, pak buzëkuq në nuancë çokollatë në kumbull, perfekte për vjeshtë/dimër dhe gati për të shkëlqyer në çdo festë.