Metropolitan

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer reagojnë për vdekjen e Matthew Perry-t

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer reagojnë për vdekjen e Matthew

Yjet e “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, kanë kujtuar kolegun dhe mikun e ndjerë, Matthew Perry.

Në një postim në Instagram, Jennifer Aniston, e cila luajti rolin e Rachel Green në “Friends”, shkruan ndër të tjera: “T’i thoja lamtumirë Matty-t tonë ka qenë një valë emocionesh të vështira që nuk i kam përjetuar kurrë më parë. Të gjithë ne përjetojmë humbje në një moment të jetës sonë. Ndarjen e dikutj nga jeta ose humbje të dashurisë. Të jesh në gjendje të mendosh në këtë pikëllim të lejon të ndjesh momentet e gëzimit dhe të jesh mirënjohëse që ke dashur dikë kaq shumë. Dhe ne e donim shumë. Ai ishte një pjesë e ADN-së sonë.”

Në vijim ajo shton:

“Ne ishim gjithmonë të 6-të. Kjo ishte një familje e zgjedhur që ndryshoi përgjithmonë rrugën e asaj që ishim dhe cila do të ishte rruga jonë. Matty e dinte se i pëlqente t'i bënte njerëzit të qeshin. Siç tha edhe vetë, nëse nuk e dëgjonte ‘të qeshurën’ mendonte se do të vdiste. Jeta e tij varej fjalë për fjalë nga kjo gjë. Dhe ia doli. Ai na bëri të gjithëve të qeshnim. Dhe qeshëm fort. Në dy javët e fundit, kam lexuar mesazhet tona me njëri-tjetrit. Duke qeshur dhe duke qarë pastaj duke qeshur përsëri. Unë do t'i ruaj përgjithmonë. Gjeta një mesazh që më dërgoi nga hiçi një ditë. Ai i thotë të gjitha.”

Mesazhi që Matthew i ka dërguar shkruan: “Të të bëja ty të qeshje më zbukuroi ditën. Më zbukuroi ditën:)”

“Matty, të dua shumë dhe e di që tani je plotësisht në paqe dhe pa dhimbje. Unë flas me ty çdo ditë… ndonjëherë pothuajse mund të të dëgjoj duke duke thënë "a mund të jesh më e çmendur?" Pusho vëllaçko. Gjithmonë m’i zbukuroje ditët,” përfundon Aniston.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Ndërsa David Schwimmer, i cili luajti rolin e Ross Geller në “Friends”, shkroi në Instagram ndër të tjera:

“Kjo foto është nga një nga momentet e mia të preferuara me ty. Tani më bën të buzëqesh dhe të pikëllohem në të njëjtën kohë. Të imagjinoj atje lart, diku, me të njëjtin kostum të bardhë, duart në xhepa, duke parë përreth- “Could there BE any more clouds? [A mund të ketë më shumë re?]”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Schwimmer (@_schwim_)

Orë më parë, edhe dy anëtarë të tjerë të kastit të “Friends”, Courtney Cox dhe Matt LeBlanc reaguan për ndarjen nga jeta të Perry-t.

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot