Princesha e Uellsit është një nga gratë më të njohura në planet, e famshme për bukurinë e saj natyrale dhe stilin klasik. Me fansat e etur për të njohur produktet e bukurisë që ajo zgjedh që kur iu bashkua familjes mbretërore, Kate është konsideruar prej kohësh si ikonë e bukurisë. Por, këtë javë një foto e 41-vjeçares u publikua gjatë një aktiviteti dhe një stuhi kritikash vërshuan në rrjetet sociale.
Në rrjete sociale, njerëzit shkruajnë se Kate duket “e lodhur, e plakur dhe e trishtuar". Platformat Quora, Reddit dhe Mumsnet analizuan komentet për Kate dhe të gjitha ishin në një mendje: princesha duket “e lodhur dhe e rraskapitur".
"Çfarë ka ndodhur me të? Ajo duket shumë e vjetër në një kohë shumë të shkurtër," komentoi një përdorues në një fotografi të saj në Instagram. "Ajo po plaket tmerrësisht". “Ajo u kthye nga mama e re tërheqëse në një grua të vjetër brenda një nate”.
Por Kate Middleton nuk duket “e vjetër dhe e lodhur”, as nuk po “plaket shpejt”. Ajo, thjesht, po moshohet natyrshëm dhe le të jemi të sinqertë, duket shumë e bukur ndërkohë që qëndron në ballkonin e Pallatit Buckingham.
"Më në fund një grua natyrale në të 40-at. Kaq e freskët!" shkruan një komentues duke lavdëruar fotografitë e princeshës. "Është kaq bukur të shohësh dikë që moshohet me hijeshi. Ajo është natyrale, jo e mbushur me plastikë," postoi një tjetër, duke e quajtur Kate "një model për gratë e reja".
“Kështu duken gratë. Mosha ku duhet të duken pa injeksione dhe filtra qesharake”, shkruan një tjetër.
Burimi: Marie Claire