Pra, le të biem të gjithë dakord: dimri po troket, pas orës 16:00 të pasdites sheh errësirë nga dritarja, mbyllemi më shpejt në shtëpi dhe kjo “rënia sezonale” e serotoninës thuajse na prek të gjithëve.
Por, është dikush në këtë planet që ka shtuar pak diell aty ku duhet më shumë! RiRi!
Ngjyra e flokëve bionde të Rihanna-s me disa fije është ajo që ndoshta u duhet shumë gocave që duan një ndryshim në prag të dimrit të ftohtë dhe motit të acartë.
Këngëtarja u fotografua në hyrje të një restoranti në Los Angeles dhe sytë e të gjithëve mbetën tek flokët ndryshe.
Rihanna ka eksperimentuar shpesh me ngjyrat e flokëve, po shumë stilistë janë të mendimit se kjo ndoshta është ngjyra më e bukur e viteve të fundit. Ajo e filloi vjeshtën si brune klasike, me pak nuancë të kuqe, që dukej shumë e lidhur me trendet kryesore të sezonit. Më pas, zgjodhi një “brown sugar”, por nuanca bionde si mjaltë është vërtet tunduese.
Burimi: TZR