Moda

Kylie Jenner do të të bindë se fustani dhe streçet mund të kombinohen dhe të duken bukur

Shkruar nga Anabel

14 Nëntor 2023

Kylie Jenner do të të bindë se fustani dhe streçet mund
THE HAPA BLONDE/GC Images/Getty Images

Që prej veshjes traumatike të fëmijërisë: Fustan veref dhe streçe, mundësisht rozë e errët, kemi menduar se këto dy elemente nuk bëhen kurrë bashkë. Domethënë, kështu mendonim të gjithë, derisa pamë kombinimin e Kylie Jenner.

Kylie Jenner do të të bindë se fustani dhe streçet mund
THE HAPA BLONDE/GC Images/Getty Images

Ajo bëri një “krim mode” dhe në fakt duket shumë bukur. Kylie veshi një fustan të zi, streçe të zeza me shkëlqim, sandale me rripa dhe eci plot vetëbesim për të na treguar se moda s’ka rregulla.

Kylie Jenner do të të bindë se fustani dhe streçet mund
THE HAPA BLONDE/GC Images/Getty Images

Është e vërtetë që fustani mbi streçe është konsideruar një tabu dhe këtë e konfirmon edhe Karla Lopez, editore e modës në Bustle, por sipas saj, qasja po ndryshon.

"Rehatia dhe fleksibiliteti që ofrojnë streçet e tërheqin konsumatori në këtë kohë modere, duke kontribuar në përdorimin e gjerë të tyre, sidomos në modën e lartë. Në sezonin e pranverës 2024, stilistë si: Philip Lim, Alaïa dhe Blumarine treguan se mund të dukeni klas edhe duke veshur streçe", u shpreh ajo.

Kylie Jenner do të të bindë se fustani dhe streçet mund
THE HAPA BLONDE/GC Images/Getty Images

E historia ka treguar që po e veshi Kylie, bëhet trend, ndaj presim të tjera kombinime.

Artikuj të sugjeruar: