“Love Island Albania” mbaroi, Arlindi dhe Ueda morën çmimin e madh prej 50,000 eurosh, por megjithëse programi ka përfunduar, sërish kemi interes për çiftet e krijuara brenda shtëpisë. Ne kemi bërë një përmbledhje se cilët çifte vijojnë të jenë bashkë, cilët janë ndarë dhe cilët kanë ndezur thashethemet se janë ndarë:
Çiftet që janë bashkë:
Arlindi dhe Ueda vijojnë të jenë bashkë. Madje, Arlindi e ka prezantuar me familjarët e tij në Gjermani. Çifti fitues i “Love Island Albania” janë mjaft aktivë nëpër rrjete sociale dhe kanë dhënë disa intervista të përbashkëta. Të ftuar në “Aldo Morning Show”, ata thanë se kanë dëshirë të martohen, madje dhanë edhe detaje se si do të dëshironin që ta bënin dasmën.
Everaldo dhe Aishah gjithashtu qëndrojnë të palëkundur në dashurinë e tyre. Everaldo poston shpesh foto nga përditshmëria me partneren. Ata ishin ndër çiftet më të qëndrueshëm në program dhe me qetësinë e tyre, arritën të fitonin zemrën e njëri-tjetrit dhe të publikut.
Aleksandros dhe Erida bëjnë pjesë në kategorinë e çifteve që po e vijojnë rrugëtimin e tyre. Ata u lidhën pasi Aleksandros i dha fund raportit me Uedën, për të vijuar një romancë me Eridën. Pavarësisht situatave të ndryshme të ndodhura brenda vilës së dashurisë (zënkat e Aleksandros me Arlindin; kunjat e tij për Eridën), sërish çifti vijon të jetë i fortë. Madje, ata vijojnë edhe miqësinë me Aishan dhe Everaldon.
Xhesika dhe Denisi patën një histori unike dashurie. Ata u ndanë jashtë dhe u ribashkuan brenda vilës, për të vijuar lidhjen e tyre. Të ftuar te “Rudina”, ata u shprehën se janë më të dashuruar se kurrë, duke shtuar se finalen e tyre e kishin fituar. Xhesika dhe Denisi patën disa zënka dhe debate të forta brenda “Love Island Albania”, por mesa duket gjithçka është lënë në të shkuarën.
View this post on Instagram
Çifti që është ndarë:
Sofiela dhe Erato janë ndarë dhe e kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, që para se të mbaronte “Love Island Albania”. Sofiela konfirmoi ndarjen te “Rudina”, duke treguar se pavarësisht gjithçkaje, ata mbeten të afërt me njëri-tjetrin. “Si njeri, do e mbaj afër Eraton ngaqë është shumë njeri i mirë”, u shpreh ajo.
Çifte që janë përfolur se i kanë dhënë fund marrëdhënies:
Ndonëse nuk i kanë konfirmuar zërat, Ilda dhe Stivi mendohet se janë ndarë. Ata shpesh postonin foto dhe i bënin dedikime njëri-tjetrit në Instagram, madje, s’i kursenin dhe daljet publike. Prej kohësh, ata s’kanë postuar më foto së bashku dhe i kanë shmangur daljet publike. Edhe në disa puntata të “Love Island Albania”, ata s’u paraqitën së bashku, megjithëse thanë se po mungonin për arsye shenëdetësore.
Një tjetër çift surprizues që i bashkohet kësaj liste është edhe Amadea dhe Haris. Edhe ata kanë fshirë fotot së bashku në Instagram, duke ngjallur dyshimet se mund t’i kenë dhënë fund lidhjes pas përfundimit të “Love Island Albania”. Haris dhe Amadea kanë qenë një prej çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ata i bënin deklarata dashurie njëri-tjetrit dhe shumë herë e cilësonin dashurinë e tyre si “reale”.
Por, duhet theksuar se ndoshta ata kanë vendosur që ta shijojnë lidhjen në privatësi dhe të mos kenë foto të publikuara nëpër rrjetet sociale dhe jeta personale ndryshon shumë nga ajo e paraqitur në Instagram.