Ka disa kompozime muzikore që i rezistojnë kohës dhe rikthehen gjithmonë për emocione të forta!
Sa herë ju ka ndodhur që në fund të një dite të keqe, të keni ndjerë nevojën për të dëgjuar një këngë të mirë që ju ndihmon për të “shkarkuar” emocionet me të qarë? Mund të jetë edhe ndarja nga partneri/ja, humbja e një pjesëtari të familjes, ndarja nga një mik/eshë e vjetër, ka kaq shumë arsye për t’u ndjerë shpesh pa humor dhe të mërzitur.
Por, një këngë e ndjerë vjen shpesh si formë ngushëllimi për t’ju shoqëruar në momentet më të trishta apo të vështira të jetës suaj. Ne pyetëm ndjekësit e Anabel në Instagram dhe ata ndanë me ne hitet e preferuara që i bëjnë gjithmonë për të qarë.
Lista ishte goxha e gjatë; disa këngë ishin prekëse për arsye personale, ndonëse mund të jenë ritmike dhe aspak të trishta. Prandaj, ne kemi përzgjedhur këngët që flasin për ndarjen, dhimbjen, humbjen, trishtimin, mallin etj.
-Albërie Hadërgjonaj- “Jeta nuk është lodër”
-Alban Ramosaj – “Ëndrrat e mia”
-Alban Skënderaj- “Faleminderit”
-Alban Skënderaj- “Unë dhe ti”
-Anxhela Peristeri- “Pa mua”
-Ardit Gjebrea- “Jon”
-Arilena Ara- “Nëntori”
-Armend Rexhepagiqi- “Edhe një herë”
-Aurela Gaçe – “Nata”
-Dafina Zeqiri – “Duro”
-Djemtë e detit – “Jo tani”
-Elita 5 – “E urrej shiun”
-Eliza Hoxha – “Për ata që s’janë”
-Elsa Lila – “Loti”
-Elton Deda- “Nuk kërkoj tjetër njeri”
-Elvana Gjata- “Loti”
-Elvana Gjata- “Me ty”
-Eneda Tarifia – “Ika larg”
-Ermal Fejzullahu- “7 ditë”
-Eugent Bushpepa – “Mall”
-Fifi- “Diell”
-Flor Mumajesi- “Unë mbaroj për ty”
-Flori Mumajesi- “Dhëmb”
-Françesk Radi- “Telefonatë zemrash”
-Greta Koçi- “Më sheh nga lart”
-Hana Cakuli & Kushtrim Hoxha- “Kopshti”
-Kaltrina Selimi- “Ditëlindja”
-Leonora Jakupi- “Pafajësia”
-Meda-“Bixhozi”
-Mozzik – “Të dua”
-Nexhmije Pagarusha- “E dehun jam”
-Noizy- “Noku i vogël”
-Pirro Çako- “Nga dashuria”
-Pirro Çako- “Xhulit”
-Poni- “Kurbeti moj nëno”
-Ritmi i rrugës- “Përjetësisht”
-Shkurte Fejza- “Mora fjalë”
-Shpat Deda – “Ninullë”
-Shyhrete Beluli- “Shtëpia e prindërve”
-Samanta Karavella & Klejdi Bahiti- “Më jeto”
-Sinan Hoxha & Meda- “Malli i gurbetqarit”
-Soni Malaj- “Ndarja”
-Soni Malaj- “Të dua ty”
-Tuna – “Nëse vdes e re”
-Tuna & Ylli Limani- “A më don hala”
-Vlashent Sata- “Frymë”
-West Side Family”- “Mesazh”
-Ylli Limani- “Najher”