Fashion & Beauty

Vaji i rozmarinës, sekreti për flokë të shëndetshëm

Vaji i rozmarinës, sekreti për flokë të

Simbol i dashurisë për romakët, elementi magjik që i dha pavdekësi egjiptianëve të lashtë dhe trendi i ri në platformat sociale: rozmarina është vlerësuar gjithmonë për vetitë e shumta, por tani kjo bimë ka arritur një tjetër nivel fame.

E përdorur në aromaterapi për të çliruar tensionin, vaji i rozmarinës vlerësohet si një aleat i fuqishëm për shëndetin e flokëve. Ky vaj mund të forcojë qarkullimin dhe të përmirësojë furnizimin me gjak të gjëndrave të flokëve. Nga ana tjetër, vetitë anti-inflamatore ndihmojnë në reduktimin e acarimit të kokës, zbokthit dhe kruajtjes, duke siguruar një mjedis më optimal për rritjen e shëndetshme të flokëve.

Duke luftuar në mënyrë aktive kundër radikalëve të lirë, vaji i rozmarinës mund të ngadalësojë procesin e thinjave. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure, ai mund të aplikohet direkt në lëkurë, ose mund të përdoret së bashku me shampon.

Në TikTok, hashtagu #rosemaryoil ka tejkaluar 34 milionë shikime dhe aty propozohen metoda të ndryshme përdorimi për të shfrytëzuar përfitimet e vajit të rozmarinës.

Por ekspertët paralajmërojnë: Lënia e çdo lloj vaji në lëkurën e kokës për një periudhë të gjatë kohore mund të prishë mikroflorën e lëkurës, duke shkaktuar kruajtje dhe skuqje.
Për këtë arsye, mënyra ideale për të marrë në maksimum të gjitha përfitimet e vajit të rozmarinës është të përdorni produkte specifike me vaj rozmarine, si shampo apo balsam.

Burimi: Harper’s Bazaar

REELS

😎

Mezi pres.

@coachella bëri bashkë Justin Bieber&Billie Eilish 🥰

Një alternativë moderne. Pa tym, pa zhurmë, thjesht pjesë e stilit dhe e përditshmërisë suaj.

Ana romantike e @djgeek 😍

Fundjavë të mbarë 🤓

🤓

Jeni dhe ju kështu? 🤓

Dakord?

😑

Rosemary oil, the secret to healthy hair

Vaji i rozmarinës, sekreti për flokë të

Symbol of love for the Romans, the magical element that gave immortality to the ancient Egyptians and the new trend on social platforms: rosemary has always been appreciated for its many properties, but now this plant has reached another level of fame.

Used in aromatherapy to release tension, rosemary oil is regarded as a powerful ally for hair health. This oil can strengthen the circulation and improve the blood supply to the hair follicles. In turn, the anti-inflammatory properties help reduce scalp irritation, dandruff and itching, providing a more optimal environment for healthy hair growth.

By actively fighting against free radicals, rosemary oil can slow down the graying process. Suitable for all skin types, it can be applied directly to the skin, or can be used together with shampoo.

On TikTok, the hashtag #rosemaryoil has exceeded 34 million views and there are various methods of use to exploit the benefits of rosemary oil.

But experts warn: Leaving any type of oil on the scalp for a long period of time can disrupt the microflora of the skin, causing itching and redness.
For this reason, the ideal way to get the most of all the benefits of rosemary oil is to use specific products with rosemary oil, such as shampoo or conditioner.
 
Source: Harper's Bazaar