Anabelizim

Shqiptarët na tregojnë se si kërkojnë falje sipas shenjës së horoskopit

Shqiptarët na tregojnë se si kërkojnë falje sipas

Beson ose jo në horoskop, duhet ta pranosh që e gjen veten te disa karakteristika të shenjës tënde të horskopit. Ne, në llogarinë e Anabel në Instagram, pyetëm dje ndjekësit se si kërkojnë falje sipas shenjës së horoskopit dhe na dhanë këto përgigje:

Dashi

“Bëj sikur jam gjynah. Sillem ëmbël, qetë, sa të të fus në kurth dhe të të them që ke ti faj”.
 
“Kërkoj falje direkt, por e bëj për manipulim”.
 
“Ëhë, ke të drejtë”.
 
“I tregoj që e kam xhan dhe përkujdesem për të”.

Demi

“E bëjmë personin tjetër të kërkojë falje, se ne s’jemi kurrë gabim”.
 
“Do vish të hamë?”
 
“I qeras me një drekë/darkë”.
 
“Gatuaj ndonjë pjatë të mirë”.

Binjakët

“Më fal, por s’e kam unë fajin”.
 
“E kthejmë situatën në lojë”.
 
“S’kërkoj. Thjesht pres të të kalojë inati”.
 
“Shpik diçka në moment që të dal pa faj”.

Gaforrja

“Unë s’gaboj, por varet si ka qenë hëna”.
 
“Them ‘më fal’ dhe kaq”.
 
“Nis një meme dhe vazhdoj bisedën normal”.
 
“Duke bërë si e lënduar dhe e penduar”.

Luani

“Ku kërkon Luani falje?!”
 
“Më fal, por (1001 gabime që ka bërë personi tjetër)”.
 
“Bëj ndonjë dhuratë kështu gjasme për qejf, si shenjë materialiste që jam”.
 
“Bëj ndonjë batutë, ndonjë dhuratë”.

Virgjëresha

“Më fal s’them unë, po i bie rrotull me fjalë”.
 
“Flas sikur s’ka ndodhur gjë”.
 
“E lë të nënkuptohet me veprime”.
 
“Futem në bisedë sikur s’ka ndodhur asgjë fare. E lëmë pas krahëve gabimin”.

Peshorja

“Kërkoj menjëherë falje, edhe kur s’e kam gabim. Gjithnjë, nëse nuk dua të prish marrëdhënien”.
 
“Me shumë vështirësi”
 
“Kërkoj falje duke hedhur kunja”
 
“Të kujtohet kur bëre ti gabim? Ja pra, barazim”.

Akrepi

“S’e njoh fare si term”.
 
“S’di ta kem përdorur ndonjëherë si fjalë”.
 
“Nuk di të kërkoj”.
 
“Po më vendos në pozitë të vështirë. Si s’të vjen zor”.

Shigjetari

“Kërkoj falje në sy”.
 
“Kam prerë dy bileta për Amsterdam. Mos do të vish?”
 
“E ftoj për kafe”.
 
“Çfarë ndodhi, ndodhi, nuk zhbëhet”.

Bricjapi

“Me vepra, jo me fjalë”.
 
“Siç më ka hije: Me lekë”.
 
“Ok, më fal, e di që jam gabim, por edhe ti ke faj”.
 
“Zbutem dhe afrohem ngadalë”.

Ujori

“S’kërkoj falje fare. Një herë e bëra, jam penduar si dreqi”.
 
“Manipulojmë që fajin ta ketë tjetri”.
 
“Kush tha që kërkojmë?”
 
“Ndryshoj sjellje dhe bëj si njeri i mirë”.
 
“Argumentoj që ishte faji yt dhe pse duhet të më thuash ‘më fal”.

Peshqit

“Them që ishte faji im dhe kërkoj ta lëmë si muhabet”.
 
“Shmangem dhe bëj sikur s’ka ndodhur fare gabimi”.
 
“Qaj dhe bëj personin tjetër të më kërkojë ndjesë se më bëri për të qarë”.
 
“Qaj me dënesë derisa të më falin”.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰