
Robert Butler, regjisori i njohur i filmave “Star Trek”, “Batman”, "Hogan's Horses" dhe “Gunsmoke” është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Ai është ndarë nga jeta më 3 nëntor, në Los Angeles, por lajmi u bë publik ditë më vonë.
Karriera e tij përkon me 5 dekada në kinema. Ai është regjisori i një sërë filmash dhe serialesh. “Hennesey”, “The Dick Van Dyke Show”, “Bonanza”, “The Twilight Zone”, “Hawaii Five-O”, “The Blue Knight”, “Hill Street Blues” etj janë vetëm disa nga kryeveprat e tij.
Në krijimet e tij renditen edhe 2 filmat të Disney: “The Computer Wore Tennis Shoes” (1969) dhe “The Barefoot Executive” (1971), si dhe “Turbulence” (1997).
Robert ka fituar 3 çmime Emmy Primetime, dy në vitin 1974 dhe një në vitin 1981. Gjithashtu, ka marrë edhe nominime për episdodet e “Moonlighting”, “Sirens” dhe “Lois & Clark: The Adventures of Superman”.
Robert Butler ka lindur në 16 nëntor 1927 dhe njihet si një prej regjisorëve të paktë që ndryshuan televizionin.