Street Style

Dua Lipa dhe Hailey Bieber gjetën zgjedhjen chic për veshjet e këtij sezoni

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2023

Dua Lipa dhe Hailey Bieber gjetën zgjedhjen chic për veshjet e

Është bërë e udhës që tendencat e modës të ndryshojnë çdo vit, por kur propozimet e stilit vijnë nga gocat e famshme, ato marrin tjetër vëmendje. Megjithëse, dimri i acartë nuk ka mbërritur ende, tek-tuk ndonjë pallto të lehtë e kemi parë rrugëve të kryeqytetit.

Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për motin në Londër apo Los Angeles ku palltot e mëdha si arushë vijnë si një zgjedhje e momentit për t’u ndjerë plot stil, por edhe komode në temperaturat e ulëta.

Dua Lipa dhe Hailey Bieber gjetën zgjedhjen chic për veshjet e

Dua Lipa, e cila është në mes të promovimit të këngës së re “Houdini”, u fotografua dje në Londër. Ylli i popit zgjodhi një palë xhinse me bel të ulët, të cilat i kishte futur te çizmet e gjata në ngjyrë vjollcë. Një gjë që ka mbetur konstante në zgjedhjet e vajzave të njohura janë palltot e ngrohta si arushë dhe në këtë rast Dua ka zgjedhur një tillë me “shtëllunga” leshi të bardhë. Pamja nuk mund të kuptohet pa aksesorët, ndaj një çantë lëkure është perfekte për stilin e artistes.

Dua Lipa dhe Hailey Bieber gjetën zgjedhjen chic për veshjet e

Në Los Angeles ishte Hailey që u fotografua para hyrjes në një restorant dhe thuajse të dyja gocat e famshme kanë qenë në një mendje për çështjet e kombinimit. Xhinse të lirshme, një T-shirt i bardhë dhe një pallto të gjatë me pulla kafe e bëjnë Hailey-n të duket super stylish.

Pamjet e Dua-s dhe Hailey-t siguruan edhe njëherë stilin IN të veshjes dhe kombinimit për këtë sezon.

Burimi: W Magazine