Celebrity

Timbaland kërkon falje pas komenteve për Britney Spears

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2023

Timbaland kërkon falje pas komenteve për Britney Spears

Producenti muzikor Timbaland, një bashkëpunëtor i hershëm i Justin Timberlake, ka kërkuar falje pasi tha që Justin duhet t’i mbyllë gojën Britney Spears, e cila së fundmi publikoi një libër me kujtime ku ndër të tjera flet për marrëdhënien me Timberlake.

Timbaland ishte i ftuar me producentin 9th Wonder në një event në Washington, kur një i pranishëm në sallë e pyeti për librin e Britney-t. “Ajo po çmendet, apo jo? Doja të telefonoja [Justin Timberlake] për t’i thënë, ‘Or burrë, duhet t’i mbyllësh gojën asaj vajze.’”

Timbaland u duk sikur foli me shaka, por komentet e tij u konsideruan si “poshtëruese” nga fansat e Britney-t.

“Ne jetojmë në epokën e rrjeteve sociale dhe të gjithë duan të bëhen virale,” tha ai. “E kuptoj sepse në këtë mënyrë fitoni para, bëheni viralë – bëni gjëra për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.”

Gjatë një videoje live në TikTok, ai u kërkoi falje fansave të Britney-t dhe asaj.

Në librin me kujtime, “The woman in me”, Britney Spears shkruan gjerësisht për marrëdhënien e saj me Justin Timberlake në vitet 1999-2002 dhe ndalet te detaje të dhimbshme, si tradhtia apo aborti.