Stili klasik i princeshës është gjithmonë IN edhe pse protokolli mbretëror nuk ia lejon shpesh të guxojë me veshjen. Pjesa më e madhe e veshjeve të Kate Middleton janë ato të disa vite më parë, të cilat i riciklon duke shtuar një element të ri, si ngjyra, aksesorë etj.
Gjatë një vizite mbretërore jashtë Londrës, Kate u shfaq me një look casual, e veshur me një palë pantallona xhins me prerje të drejtë, një pulovër me vija dhe xhaketë në ngjyrë jeshile.
Detaji që ra në sy janë çizme që ajo kishte zgjedhur për të plotësuar pamjen. Çizme fare të thjeshta, prej materiali lëkurë dhe në ngjyrë të zezë janë ato që ju duhen nëse mendoni të vishni xhinse për muajt e mbetur të vitit.
Këto çizme duhet t’i keni në gardërobë dhe me siguri që nuk do i hiqni kurrë nga përdorimi sepse janë praktike dhe komode në çdo hap.
Nëse doni të ricikloni stilin elegant të princeshës Middleton, mos harroni këto çizme që stilistët thonë se kombinohen me të gjitha llojet e xhinseve.
#1
#2
#3
#4
#5
Burimi: Marie Claire