Fashion & Beauty

Për të pasur vetullat e Kylie Jenner duhet të ndjekësh këto hapa

Për të pasur vetullat e Kylie Jenner duhet të ndjekësh

Perandoria e saj e bukurisë është vetëm njëra anë e medaljes, pasi nga ana tjetër, Kylie është gjithmonë një “spirancë” në çështjet e tendencave të reja apo sekreteve të make up-it.

Një element që dallon në portretin e saj janë vetullat e bukura dhe me një super formë. Por, çfarë bën Kylie Jenner për të pasur vetullat perfekte?

Për të pasur vetullat e Kylie Jenner duhet të ndjekësh

1. Një laps për vetullat dhe pluhur sysh

Hapi i parë është shtrirja e vetullave deri në përsosmëri. Në një video tutorial para pak vitesh në Spanchat, Kylie ka treguar mënyrën si ajo niste trukimin e vetullave. Fillimisht një laps vetullash, më pas një pluhur sysh për të mbushur defektet e vetullës.

Për të pasur vetullat e Kylie Jenner duhet të ndjekësh

2. Shtrirja e tyre

Grimieri Ariel Tejada, njëherësh edhe miku i familjes Kardashian, ka treguar një tjetër truk që përdor sa herë merret me vetullat e Jenner. Ai përdor një furçë të vogël për të shtrirë çdo qime të “pabindur” të vetullave. Në pjesën fundore të furçës mund të vendosni pak xhel që ndihmon në fiksimin apo “ngrirjen” e tyre.

3. Krehja me furçë

Hapi i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është ai i krehjes së vetullave me furçën enkas për këtë gjë, duke i bërë ato të duken edhe më të bukura.

Burimi: Glam

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?