Sapo temperaturat bien, të gjithë vrapojmë te dollapi për të nxjerr prej andej veshjet e ngrohta dhe të përshtatshme për motin e ftohtë. E kemi fjalën për palltot e gjata, xhaketat oversize, pulovrat e mëdha etj.
Por, një ide yll na vjen nga Gigi Hadid, e cila u fotografua në rrugët e New York-ut me xhaketën që thuhet se do të jetë kryefjalë e këtij sezoni.
Xhaketë lëkure në ngjyrë kafe çokollatë është ajo që duhet për të qenë sa me cool gjatë vjeshtës. Rripi i gjatë dhe xhepat me zinxhirë e bëjnë këtë model xhakete të ngjashëm me stilin punk-rock, sa duket si ato xhaketat në fotot e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.
Lehtësisht e kombinueshme me pantallona lëkure, fustane kadifeje, çizme deri te gjuri apo këmishë me kopsa, ju sapo morët një ide të gatshme se si të dukeni yll gjatë këtij sezoni.
Burimi: Instyle