Metropolitan

"Gatuaja paçe, pilaf, tasqebap dhe vija era mish e qepë", rrëfimi ndryshe i doktor Skerdit

"Gatuaja paçe, pilaf, tasqebap dhe vija era mish e qepë",
Dr. Skerdi Faria dhe Blendi Fevziu

Një rrëfim ndryshe nga gjithçka kemi parë deri më sot në profilin e tij. Në një dalje në emisionin “Opinion”, mjeku Skerdi Faria ka treguar kohët e vështira gjatë viteve që ishte student, pamundësinë ekonomike për të përballuar jetesën në Tiranë e më pas, rrugën deri në krijimin e spitalit ditor “KEIT”.

Ndërsa kujton se në fillim të viteve ’90, prindërit e tij mësues u hoqën nga puna të dy, Dr. Skerdi tregon se gjatë viteve që ishte student i është dashur njëkohësisht edhe të punojë.

Me gazetarin Blendi Fevziu, mjeku Faria ka treguar se pikërisht në rrugën ku sot ndodhet KEIT, ai nisi tregtinë e parë si shitës ambulant i vajit të makinave. 

“Nuk më dilnin lekët për të ngrënë”, tregoi ndër të tjera, ndërsa tha se pikërisht për këtë arsye i është dashur madje, që një vit të ndërpresë edhe studimet.

"Gatuaja paçe, pilaf, tasqebap dhe vija era mish e qepë",

“Biznesi i parë në thonjëza ishte shitja e verës në Pazarin e Ri. Pastaj tek bordurat e Gjykatës së Lartë kam shitur lule plastike. Edhe ky biznes vajti keq.  Më pas me vajin e makinës, por kur u hap kupola e Tiranës na falimentoi. Unë me ato para që kisha fituar mora me qera një dyqan të vogël fruta- perimesh të kohës së komunizmit, bëra ca punime brenda dhe krijova një bar- restorant të vogël. Çohesha në 5  të mëngjesit që të hapnim restorantin, gatuaja paçe, pilaf, tasqebap, në 8 shkoja në fakultet dhe vija era mish e era qepë. Pas leksioneve, me një biçikeletë (e më vonë mora një motor të vogël), bëja furnizimet tek Pazari i Ri dhe pasdite punoja aty në lokal. Në darkë studioja dhe të nesërmen e njëjta gjë”, tregoi mjeku gjatë intervistës.

“Kur mbarova Fakultetin e Mjekësisë fillova punë në Institutin e Shëndetit Publik. Nuk harroj premisën time të punës. Profesor Edi Kakarriqi më ka thënë këto fjalë: Këtu bëhesh shkencëtar, por mbetesh i varfër. Kisha qejf të bëhesha shkencëtar, por nuk dëshiroja të mbetesha i varfër”, tregoi Faria.

Ishte ky momenti, kur ai gjeti rrugën për një mundësi tjetër. Duke shfrytëzuar një vizë që mori për një konferencë mjekësore në Romë, Dr. Skerdi vendosi të qëndrojë në Itali, ku kreu specializimin për higjienë preventive, studimet doktorale e më pas specializimin e dytë për anestezi dhe reanimacion.

Në vitin 2011, pas disa ikjesh e kthimesh, ai vendos përfundimisht të investojë në mjekësinë estetike në Shqipëri, duke themeluar KEIT.

Sot një spital ditor, i vetmi i këtij lloji i liçencuar në vend, KEIT numëron në muaj mbi 300 operacione të kryera në fushën e kirurgjisë estetike dhe më shumë se 170 persona të punësuar.

"Gatuaja paçe, pilaf, tasqebap dhe vija era mish e qepë",

Kush është Skerdi Faria?

Bir i dy prindërve mësues, ai përfundoi gjimnazin “Dervish Hekali” në Ballsh me të gjitha rezultatet 10 dhe medalje ari.

Kreu me pas studimet e larta për mjekësi në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1995 me mesatare 9.5.

Pasi punoi për 1 vit në Institutin e Shëndetit Publik në kryeqytet, në vitin 1997 u transferua në Romë ku punoi fillimisht në “Istituto Superiore di Sanità” dhe 1 vit më pas nisi specializimin në “Higjienë e Mjekësi Preventive”.

Me tej, kreu njohjen e diplomës në La Sapienza dhe merr laurea në Mjekësi e Kirurgji.

Mbrojti doktoratën në universitetin e Romës “La Sapienza” me temën e një studimi shkencor mbi infeksionet spitalore, si bashkëpunim i “Istituto Superiore di Sanità” dhe QSUT.

Ne vitin 2009 përfundoi specializimin për Anestezi e Reanimacion në Universitetin e Romës, “Tor Vergata”.

Te dy specializimet dhe doktoratën i ka përmbyllur me lode, vlerësimi maksimal në Itali.

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4