Behati Prinsloo, që pas skandalit të Adam Levine, është shfaqur shumë pak publikisht, por këtë javë, në podkastin “The Mother Daze” foli për mëmësinë dhe zbuloi se fëmija i tretë i saj dhe Adam ishte djalë.
View this post on Instagram
Behati dhe Adam kanë edhe 2 vajza, Dusty Rose, 7 vjeç dhe Gio Grace, 5 vjeç. Familjes iu shtua edhe një djalë, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti.
Ajo tregoi se bebi lindi 10 ditë pas datës së caktuar dhe tha se gjatë kohës kishte dhimbje të shumta, megjithatë, “ndihej shumë e lidhur me djalin”.
“Përgjithësisht, isha shumë e mrekulluar nga (ajo që mund të bëjnë) gratë. Mendoja: “Uau, unë e bëra këtë!”.
Ajo gjithashtu tha se bashkëshorti, Adam Levine, ka qenë shumë mbështetës gjatë lindjes.