Astro Fun

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them kur e prezanton të dashurin/ën te miqtë ose familja

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2023

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them kur e prezanton

Pavarësisht nëse është një lidhje e re apo një marrëdhënie e rëndësishme, asnjë manual nuk ju tregon kohën më të mirë se kur duhet ta prezantoni të dashurin/ën te miqtë apo familjarët tuaj. Por, mund ta kuptoni që përgjigjja gjendet brenda shenjës së horoskopit.

Sipas astrologes Brilla Samay, ideja e secilës shenjë se kur duhet ta prezantojë të dashurin/ën me grupin e miqve mund të ndryshojë në bazë të qasjes ndaj dashurisë. Nëse jeni një shenjë Toke, ka të ngjarë të prisni derisa marrëdhënia të konsolidohet, e nëse jeni një shenjë Zjarri, ndoshta nuk do të humbisni kohë duke e prezantuar atë me miqtë tuaj direkt.

Dashi

Si shenja e parë e horoskopit, Dashi nuk e ka problem të marrë iniciativën. Kjo shpesh bën që ata të nxitojnë në gjëra, veçanërisht në lidhjet e dashurisë. Për këtë arsye, prezantimet mes partnerit/es së një Dashi dhe miqve të tyre ka të ngjarë të ndodhin shumë herët.

Demi

Demi preferon të mos i prezantojë miqtë me gjysmën tjetër derisa të jetë absolutisht i sigurt për qëndrueshmërinë e lidhjes së tyre.

Binjakët

Binjakëve u pëlqen të bëjnë shoqëri, kështu që ka të ngjarë që shenja e Ajrit të sjellë partnerin/en rreth miqve shumë herët në lidhje pa e menduar dy herë. Për ta, përzierja e jetës shoqërore me atë romantike është gjithmonë një aventurë.

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them kur e prezanton

Gaforrja

Si romantikët e pashpresë të horoskopit, Gaforret i kushtojnë shumë vlerë marrëdhënieve të tyre. Ata duan të dashurojnë pa u gjykuar, kështu që nëse kjo do të thotë ta mbajnë partnerin larg miqtë për një kohë, atëherë kështu bëhet.

Luani

Luanët e prezantojnë të dashurin/ën me miqtë kur të jetë koha e duhur. Kjo kohë është zakonisht një ngjarje e madhe ku ata nxjerrin nga dollapët veshjet më të mira dhe e organizojnë takimin e njohjes si një super festë.

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them kur e prezanton

Virgjëresha

Virgjëreshat i qasen një marrëdhënieje me të njëjtin “sy të përpiktë për detajet” siç bëjnë me çdo gjë në jetë. Prandaj, nuk është befasi që shenja e Rokës pret të bëjë prezantime të rëndësishme derisa të bindet se marrëdhënia është serioze dhe e ndërtuar mbi një themel të fortë.

Peshorja

Si një shenjë ekuilibri, Peshoret e kuptojnë se prezantimi i partnerit/es me miqtë mund të jetë një gjë e menduar mirë. Ndaj, shenja e Ajrit do të presë të marrë këtë hap derisa marrëdhënia të jetë në ekuilibër të plotë.

Akrepi

Akrepët janë individë thellësisht privatë dhe nëse ka një gjë që ata dëshirojnë në një lidhje, është besnikëria. Për këtë arsye, shenja e Ujit preferon të mos e bëjë prezantimin e të dashurit/ës me grupin e miqve deri sa të jenë jenë të bindur në ndjenjat dhe besnikërinë e tij/saj.  

Shigjetari

Shigjetari aventurier është gjithmonë në lëvizje dhe i dashuri/a janë shpesh pjesë e këtyre aventurave. Shenja e Zjarrit pret gjatë për hapat e rëndësishëm, në mënyrë që të shmangë zhgënjimet më vonë.

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them kur e prezanton

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje, e marrin hapin e prezantimit të gjysmës tjetër më të mirë kur e kuptojnë që lidhja është aq e fortë dhe e prirur të jetë afatgjatë sa për të parandaluar çdo dramë që mund të vijë më pas.

Ujori

Kjo shenjë mund të vonojë në prezantimin e partnerit/es me miqtë derisa ata të jenë të sigurt se kjo nuk do të prishë individualitetin e tyre ose raportet në rrethin e ngushtë miqësor.

Peshqit

Peshqve ëndërrimtarë u pëlqen të jenë në një lidhje, kështu që të jeni të sigurt që ata e prezantojnë njeriun e zemrës sapo të zyrtarizojnë më parë me familjen, e më pas me miqtë, në një kohë jo shumë të vonë.