Style Tips

Hailey Bieber rikrijoi trendin e preferuar të Kendall Jenner që ka lidhje me pardesytë

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2023

Hailey Bieber rikrijoi trendin e preferuar të Kendall Jenner që ka

Një nga zgjedhjet e pakundërshtueshme të vajzave të famshme, kur vjen puna te stili! Angelina Jolie dhe Kate Holmes së fundmi kanë zgjedhur trendin “old money” që nuk e “bërtasin” luksin e tyre, por ecin fare thjesht drejt tendencave të modës.

Old money në modë: Stili është elegant, preferohen veshjet klasike të cilësisë së lartë që nuk dalin kurrë nga moda. Moda në estetikën “old money” përfshin kostume të përshtatura, fustane klasike, këmisha me mëngë etj. Zakonisht shihen tonet neutrale dhe toke, si dhe ngjyrat më të errëta dhe të pasura.

Hailey Bieber rikrijoi trendin e preferuar të Kendall Jenner që ka

Pardesytë janë një prej tyre dhe “topi” tani ka kaluar në anën e Kendall Jenner dhe së fundmi, Hailey Bieber.
 
Pardesyja e Hailey-t

Bieber rrëmbeu vëmendjen e paparacëve gjatë një shëtitjeje në Los Angeles. Me një kafe të gjatë në dorë, Hailey zgjodhi një pardesy të shkurtër, me kopsa të mëdha, rrip të gjatë dhe duket kaq bukur.
 
Për të kompletuar pamjen, ajo shtoi syze dielli këndore, ndërsa në sektorin e këpucëve, Bieber bëri një zgjedhje të guximshme duke hequr dorë nga këpucët e tipike si të Hirushes, me takë të hollë, me majë dhe elegante. Një palë çizme të zeza lëkure dhe të gjata deri te gjuri ishin zgjedhja befasuese e saj.

Hailey Bieber rikrijoi trendin e preferuar të Kendall Jenner që ka

Pardesyja në nuancën e jeshiles dhe e gjithë veshja në tërësi, na kujtoi dëshirën e Hailey Bieber për të rikthyer në trend një nga zgjedhjet thuajse të përhershme të Kendall Jenner: pardesytë e të gjitha prerjeve apo gjatësive.

Hailey Bieber rikrijoi trendin e preferuar të Kendall Jenner që ka
 
Ju kujtohet Kendall kur futi pardesynë brenda fundit? Pra, ky është një tjetër moment ikonik që na kujton se Hailey Bieber rikrijoi stilin e Kendall Jenner, por në mënyrën e saj!