Letra 1
MIrmbrema Anabel Per temen njeriu i mire nuk ka fat, te them jam njeriu mir hm sdo kish lezet sepse te gjith gabojm, asnje nuk esht I perkryer, por qe dhe e keqe nuk jam sepse skam ber kurr keq askujt. Jam nje 25 vjecare me femi, ne moshen 16 vjece ndodhi qe njoha nje person, ai person qe u shenderrua ne njeriun me te rendesishem te jetes time, dy vjet lidhje me dijenin e familjes normal,fejes dhe pastaj martes cdo gje ishte perfekt, deri ne momentin qe pran biznesit ton u afrua dikush , ai dikush qe e shkaterroj cdo gje qe kisha ndertuar bashk me personin qe kisha ne krah, ne fakt e ben te dy, jo vetem ajo. Ne moshen 19 vjecare kam qen shtatzen me engjellin qe kam tani dhe ate koh me duhet te qendroja pushim sepse ashtu ishte problemi I shtatzanis, ndoddh qe kjo femer I afrohet bashkshortit tim cdo dit e me shum , dhe vjen momenti qe e kuptoj esht gjeja me e tmershme ska ku te shkoj me, ti qendrosh besnik personit qe ke ne krah ti plotesosh gjithcka me shpirt ti falesh dashuri aq shum, dhe ne fund te tradheton me nje fundurin qe ishte dhe 6 vjet me e madhe se un, qe kish kaluar jeten e saj si I kish dash qefi, dhe un qe ai person qe kisha ne krah ishte personi I par dhe ne ate koh desha te ishte deri ne momentet e fundit te jetes time, por ndodhi qe ai me tradhetoi edhe pse zihesha ma mohonte qe se kishe gje pas shum debateve zenkave kaluan rreth nje vit dhe e falja por jo per vete por per ate femi se sdesha te shkaterroja familje, sepse ta shkaterrosh dicka esht e leht por ta ndertosh nje te till esht shum e veshtir, mbas nje viti po largohej pak nga pak derisa sa u shkeput nga un,dhe jam un ajo qe e kam rrit ate femi e vetme me shum sakrific, por sesht vetem kaq tani qe u rrit ai femi, babai dhe ajo femer duan te ma marin, e largojn duke I bler gjithcka sepse ajo esht e vogel dhe me ato genjehet dhe pse tek un nuk I mungon gje, por e kam dhe te veshtir sepse e vetme bej gjithcka.Ndoshta nuk trasmetoj shum ndjenj ne cfar shkruaj por kur kalon shum vuajtje dhe dhimje ne ket jet, kthesh tamam si nje cop akull. Flm jeni shum te mir, dhe uroj qe kurr mos te ndertoni nje familje pa I menduar mir gjerat sepse I shkaterron jeten nje femre, por me shum I shkaterron jeten nje femie qe ska faj qe esht engjell I zotit Klb te gjith Anonim te lutem Anabel
Letra 2
Zh dua te shkruaj per temen pasi un jam njeri i mirr por skam fat ( sa bukur e thash) njs e kam vertrtuar se skam fat sh here por po ju tregoj nje qe sot ndodhi ,, para dy muajsh isha ne nje vend qe pashe dike dhe u fiksova ah moj anabel per dy muaj FBI u bera syt naaa ne rrug i hapja per ta rastisur diku ne rrug ndersa sot zh te betohem e pashe me nje justifikim ju afrova folem me ftoi per kafe i thash sot smundem pasi isha me shoqen me kerkoi nr dhe ia dhashe ai iku por kuptova se nr ia kam dhen gabim dikush do te kete fryre per mua moj se ska mundesi me falni per gabimet ne shkrim se pertoj me rregullu
Letra 3
Pershendetje anabel. Jam njeri i mire,shpesh here e ndjeje veten perfekt,djali qe cdo femer do e enderronte.por pikerisht ajo,qe une e dua marrezisht/cmendurisht,pa fundesisht,ajo nuk arriti te shikonte personin tim,pikerisht ajo,nuk e vleresoi dashurin time te paster,te sinqert.thjesht me konsideroi nje leter pokeri,qe e hodhi kur i erdhi nje leter me e mire.mgjs une jam 100 here me i mire se ai,tjetri. Jam pa fat anabel,dhe ajo dashuria ime cmendur,eshte nje nder ato qe komenton tek Anabeli.do i bej nje koment tek komenti saj nese e hidhni.
Letra 4
Mirembrema Anabel. Ndoshta deshira apo kerkesa ime ne krahasim me te tjera eshte e parendesishme dhe gati qesharake. Nisur nga "lulemania", pra fakti se te gjitha rrjetet sociale se fundmi jane mbushur plot me vajza me buqeta me lule, qofshin te njohura apo Vip-e, m'u kujtua vetja qe kam mbushur 22 vjece, kam nderruar 4 te dashur, aktualisht jam me te 5-tin dhe nuk kam mare asnjehere lule. Askush nuk eshte kujtuar te me dhuroj lule mua. Merzitem jo aq sa per faktin se te tjerat marrin dhe une jo, sesa per ate qe une jap nga vetja per njerzit qe kam prane, bej shume per ata qe kam zgjedhur t'i kem prane. Kjo me shtyne te mendoj qe e kam merituar dhe une ndoshta jo nje buqete, por qofte nje trendafil, dreqin... Dhurata kam mar, gjera simbolike, si kishtoj rendesi anes materiale, sesa gjesteve, detajeve. Ma posto te lutem se kam nevoj per mbeshtetese, vajza te tjera si une, shpresoj qe te mos jem e vetmja. Gjestet, detajet ndonjehere bejne diferencen, mbushin ato hapesirat e vogla qe i lene gjerat e medha qe kane zene vendin... Flm
Letra 5
Fati im? Per sa i perket dashurise, e gjeta ktu te Anabel. Eshte i embel, i zgjuar, i lezetcem cte te them tjeter pervecse me te mirat qe nje djale mund te kete? Oh po!! Harrova pjesen ku ai do nje tjeter .. e do moj Anabel!! Por ajo se meriton!! Por e di cfare???? Une ndihem me fat!!! Sepse e di qe ate do ta leri sepse do lodhet mbas nje femre arrogante. Dhe jam duke pritur qe princi im bukurosh te jete i imi. Do thoni po enderron kot ...Jo jo!! Jam e sigurt per kto qe shkruaj dhe qe mendoj sepse te dashur anabelista bukurosha, nese dicka ose dike e deshiron me pozitivitet E MER!! Boll me ankesa! Mjaft me vuajtje shpirterore o njerez me shpirt te bardh!! Ju meritoni cdo te mire. Meritoni te jeni te lumtur, te qete, te pasur. Dhe nese e largoni mendimin e keq ju do i kuptoni nje dite keto fjali te cmuara. Deri dje kam vuajtur, nje shoqe me tha qe ngela ne dere, dhe jam vetem 22 vjece!! Por sot, jam shume e lumtur. Ai do jete duke menduar per ate. Nuk eshte i imi, por do e pres. Dhe nuk eshte nje perralle e bukur qe neser do mbaroj, eshte nje menyre jetese qe mua me ben te ndihem mire, te realizoj veten, dhe te kuptoj qe e njoha thjesht ne momentin e gabuar. Por qe Zoti eshte i madh. Eshte gjithmone nje arsye perse ndodhin disa gjera. Ju uroj shume fat fe gjitheve sepse e meritoni. Dhe falenderoj princin tim qe trokiti ne zemren time e ma rrembeu pergjithmone.
Letra 6
Anabel te lutem postoje heart emoticon. Eshte e vertete qe njeriu i mire ska fat. E rritur ne nje familje ku na eshte dashur te qepim kepucet e te shtojme gjellen me uje une do te thosha qe jam njeriu me me fat ne bote. E rritur pa baba dhe e diskriminuar per nje gabim qe nuk e bera jam njeriu me me fat. Pa nje cati mbi koke por jam me fat. Une kam mamin me te mire ne bote, femren me te forte qe ka perballuar cdo gje krejt e vetme per te rritur femijet e saj. Femren qe la pas dore veten per te na pare te rritur, femren qe nuk u lodh kurre dhe sot shoqen time me te mire. Arsyen pse une jetoj e perpiqem te bej gjithcka. Per ate femer qe nuk na la rruges ... Ma do doja ta kishe pasur jeten ashtu si ke zemren por ne ja kemi dale dhe do ja dalim.
Fatin e shkruajme vete ti e di. Te duaaaaaaaaa
Letra 7
Gruaja ime. Kam 15 vite qe e dashuroj dhe e di qe do ta dua gjithe jeten. Nuk mund te mos e duash ate grua, sepse rrezaton miresi dhe gezim. Me habit ndonjehere, se si buzeqesh aq shume sa me ngrihet zemra peshe, sepse ka patur femijeri te veshtire dhe cdokush tjeter do te ishte thyer si person. U rrit jetime. Babain s'e njohu kurre, nena e braktisi ne jetimore. Nuk deshiron te flase per ate faze te jetes, gjithmone ka veshtruar para dhe eshte perpjekur te beje dicka per veten, te mos jete si nje gjethe ne ere. U njoh me mua, u dashuruam dhe i kerkova doren per martese. Kishim rreth 6 muaj pas martese qe perpiqeshim per femije, por pa sukses. Per siguri, iu drejtuam doktorit. E vetmja gje qe mund ta thyente ate grua te mrekullueshme, ajo gje i ndodhi. Zbuloi qe ishte infertile. Nuk e kisha pare kurre te qante aq shume dhe tkurresha me cdo lot qe ajo leshonte.
Nuk e doja veten qe nuk ia ndaloja dot dhimbjen. Qau e mallkoi fatin e saj te keq, mallkoi edhe femrat qe nuk e kane idene sa te bekuara jane per mundesine e te dhenit jete dhe e hedhin ne plehra e femijen ne jetimore. I referohej nenes se saj. Mamaja ime, ndjese paste, u trondit kur mori vesh qe s'do behej gjyshe. Hodhi shume fjale, se si duhet te kishim shkuar te doktori para se te martoheshim, madje dhe se si mbase duhet te divorcoheshim. Gruaja ime ligeshtohej pas cdo fjale te saj dhe s'mund te mos i thosha mamase qe me gruan time u martova sepse e doja, jo sepse e shoh si nje ene per femijen tim. Pas asaj, nena ime nuk foli me kurre asnje fjale kunder. Pas 15 vitesh, jetojme jashte Shqiperise, bejme pune mjaft te mira dhe rrisim nje vajze 8-vjecare. E adoptuar. Sic thashe, gruaja ime vjen vete nga nje jetimore dhe e di c'do te thote te mos kesh familje. Vajza jone nuk e di dhe nuk e dime nese do t'ia themi, por he per he, thjesht jemi te lumtur qe kemi nje femije dhe qe ndihmojme nje qenie humane per nje jete me te mire se sa ajo qe i ishte destinuar.
Letra 8
Pershendetje anabel,jam nga Kosova mund te them qe jam nje femer e pafat,kemi kaluar shume pengesa ne jete me te fejuarin deri sa u fejuam,kemi 5 vite qe jemi te fejuar dhe ende spo mujm me u martu,spo na ec fati kushtet ekonomike jo tmira spo bahet kerqysh mu bo bashke me duket qe fati so ne anen tane,gjithmon na dalin pengesa rruge qe mbyllen,e pafat po ashtu jam sepse kurr asgje sme kalon lehte psh semundjet jam e re ne moshe kam pasur plot semundje,dhe pa u shtri ne spital sem kalojne jeta ime o e veshtire edhe pse sbesoj qe dikush e ka shume te lehte sepse ne kete kohe e till u bo per te gjithe,nejse natenn
Letra 9
prsh anabel .. kjo eshte nje tem e cila eshte per mua .. jam nje djal qe vertet nuk kam fat por me se shumti tek shoqeria dhe dashuria .. sepse jam perpjekur ta mbaj shoqerin ne pellembe te dores por nuk kam mar te njejten gje nga ata .. kot nuk thon i miri tjerve i keqi vetes ... sepse jam tip qe nuk ua dua njeriu te keqen .. ndersa ne dashuri skam pasur fat .. dmth lidhje me vajza kam patur shum por nuk me kan zgjatur me shum se dy muaj .. nuk e di ku qendron problemi .. ndoshta te miresia ime ... flm nese e poston .. kalofshi sa me bukur ..
Letra 10
Tani kjo teme qenka per ata njerezit e mire qe vuajne....mendoj se asnjeri nuk e quan veten te keq,as une veten time ne fakt tani qe ka njerez te mire,kjo eshte mese e vertete dhe ndoshta jane pikerisht ata qe bien pre e padrejtesive,intrigave apo rrengjeve te jetes.por te mos harrojme qe jeta pa sprova do ishte pa kuptim,mendoj se do behej aq monotone dhe aq pak interesante.do te thoni ju:po pse vetem njerezit e mire?jo,nuk eshte e vertete.askush nuk eshte aq i mire dhe aq perfekt sa ti shkoje jeta vaj.cdokush ka gabime dhe te meta,pavaresisht se ndoshta thelle po thelle brenda eshte i mire.vuajtjet jane per te gjithe...paperjashtim...edhe une shume here i jam drejtuar zotit me nje shprehje jo te padegjuar:perse mua? Por sot nuk e bej te tille pyetje,te gjithe marrin ate qe meritojne nje dite.pesimizmi eshte per njerezit e dobet,per ata te cilet ankohen papushim.jeta te perplas,te hedh poshte,te poshteron,te injoron,te ben te pavlere,por jo pergjithmone...cdo e keqe e ka nje te mire,ashtu sic ka lindje dhe vdekje.ndoshta une kam vuajtur me shume nga ata qe do shkruajne sot,ndoshta me pak por nga jeta kam mesuar se kurre nuk duhet te dorezohem,duhet te eci me koken lart dhe me ndergjegjen e qete.vertete me kane sulmuar,me kane goditur aty ku me ka dhembur,kam humbur persona qe sot do doja ti kisha pasur prane,kam qendruar 8 ore ne pritje per te takuar dike edhe pse permes hekurave,kam humbur nje vella,moter,kam pare syte e njerezve te mi mbushur lot dhe jua kam fshire,kam emigruar larg familjes,kam humbur nje dashuri dhe kam qare pafund,me ka vdekur njeriu para syve...e shume e shume te tjera por jeta eshte per ata qe guxojne dhe une akoma jam ne kembe.me vjen per te qeshur kur disa i quajne vuajtje zenkat me vjehrrat,nje dashuri te deshtuar apo mosplotesimet e deshirave apo tekave.nuk jam njeri absolut,ndoshta as e keqe.mendoj se jam mjaftueshem e denje per tu quajtur njeri... Askush nuk ka thene qe jeta eshte e lehte,andaj jetojeni intensivisht pa u ankuar se edhe nese e beni nuk eshte e thene te zgjidhet gje. Anonim plz
Letra 11
Eshte e vertet qe njeriu i mire nk ka fat...Ne njerezit e mire qe japim gjithe dashurine e botes pa kerkuar asgje ne kembim thjesht mbijetojme...Po po,cdo dite jemi ne pikerisht ata qe mbijetojme...Kerkojme nje mrekulli ne dashuri qe ndoshta ska per te ardhur kurre...Jemi ne pritje te nje buzeqeshje te sinqerte prej mikes se zemres...Deshirojme thellesisht ate mirekuptimin nga njerezit tane te afert qe duket sikur kurre sdo te vije...Eh pra...Ne te "miret" jetojme sepse marrim fryme,por edhe kjo duket sikur ka veshtiresite e veta...Jetojme mbi realitetin qe perballemi,mundohemi te vrapojme,te arratisemi larg...lart tij!Gati-gati ky realitet duket i palevizshem,prandaj duket sikur forma e vetme per ta braktisur ate eshte te zgjedhesh nje bote surreale,jo kete realen e pamundur ku asnje grimce lumturie nk te eshte rezervuar ty por vtm lot e trishtim...!Po a eshte kaq e thjeshte ti ikesh ketij realiteti helmues ?! A thua se ske asnje pike takimi me te ?! Veshtire te thuash...Sepse tek e fundit,jemi njerez...prej mishi e prej gjaku!