Street Style

Si t’i vishni këpucët e verës në prag të dimrit dhe të dukeni yll? Charlize Theron është prova

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2023

Si t’i vishni këpucët e verës në prag të dimrit

Vetëm se jashtë po bie shi dhe temperaturat kanë nisur të bien disi, kjo nuk do të thotë që duhet të heqim nga përdorimi këpucët me majë të hapur. Charlize Theron është prova sesi ju mund të përshtasni me stil këpucët verore në sezonin që jemi dhe një mënyrë për t’i nxjerrë këto modele nga cepi i dollapit ku i keni futur, pasi vera ka përfunduar me kohë.

Si t’i vishni këpucët e verës në prag të dimrit

Aktorja është fotografuar në rrugët e New York-ut, ku është angazhuar në një projekt bamirësie, por sytë e të gjithëve mbetën te këpucët gold me majë të hapur. E veshur me një kostum të leshtë në nuancë gri, me një golf të bardhë, gjithë vëmendjen e morën këpucët e saj.

Si t’i vishni këpucët e verës në prag të dimrit

Këpucët në nuancë gold, me takë të trashë dhe majën e hapur, e të kombinuara lezetshëm me një palë çorape të zeza të holla mbi kyçin e këmbës, e bëjnë aktoren të duket me një super stil. Duket se këto këpucë verore, i kanë zënë vendin çizmeve të gjata që shkojnë me kostumin tipik dimëror, por Charlize di si të befasojë!

Ajo sapo u dha të gjitha gocave, një “recetë të gatshme” stili, sesi këpucët e verës mund t’i vishni në prag të dimrit dhe prapë të dukeni yll! Thjesht sigurohuni të mos ju duhet të ecni në këmbë.

Burimi: Vogue