Celebrity

J.Lo thotë se me Ben Affleck ndihet më e bukur se kurrë

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2023

J.Lo thotë se me Ben Affleck ndihet më e bukur se kurrë
Getty

Jennifer Lopez është kokë e këmbë e dashuruar me Ben Affleck dhe për vetëbesimin dhe faktin se ndihet më e bukur se kurrë, i ka meritat pikërisht bashkëshorti i saj.

J.Lo thotë se me Ben Affleck ndihet më e bukur se kurrë
 
“Ndihem se jam fiks ku duhet”, u shpreh ajo në intervistën për Vogue. “Çdo pjesë e imja, trupi, zëri, zgjedhjet, edhe gabimet. Të gjitha më bëjnë kjo që jam dhe më kanë sjellë këtu ku jam sot”, shtoi këngëtarja dhe aktorja.

J.Lo thotë se me Ben Affleck ndihet më e bukur se kurrë
 
Ajo tha se Ben e ka ndihmuar të kuptojë vlerat e saj. “Ndihem më rehat, çka më bën të ndihem më bukur seç jam ndjerë me ndonjë tjetër më parë”.

J.Lo thotë se me Ben Affleck ndihet më e bukur se kurrë
 
Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2002, kur ata u fejuan pasi u shfaqën në filmin “Gigli”. Ndonëse u ndanë në vitin 2004, sërish e gjetën rrugën për te njëri-tjetri në vitin 2021, për t’u fejuar sërish. Më pas, u martuan në korrik të vitit 2022 në Las Vegas.

Artikuj të sugjeruar: