Celebrity

Celine Dion shfaqet për herë të parë në publik, tri vite pas luftës me sëmundjen e rrallë

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2023

Celine Dion shfaqet për herë të parë në publik, tri

Celine Dion bëri dje daljen e parë publike pas gati tri vitesh e gjysmë mungesë për shkak të sindromës së rrallë që e ka mbajtur larg skenës, por jo vëmendjes mediatike.
 
Këngëtarja e "My Heart Will Go On", e shoqëruar nga dy djemtë e saj, binjakët Eddy dhe Nelson u shfaq në një lojë hokeji në Montreal. Por, pavarësisht problemeve shëndetësore, Celine dukej në gjendje shumë të mirë teksa fliste me tone entuziaste me lojtarët e skuadrës së hokejit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Canadiens de Montre?al (@canadiensmtl)

"Është një nder i madh që të takoj," i tha Dion trajnerit Martin St. Louis. "Ishte një natë e pabesueshme".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ce?line Dion (@celinedion)


 
Diagnoza e “sindromës së personit të ngurtë” e detyroi atë të anulonte koncerte të ndryshme dhe turneun botëror “Courage”, ku performoi për herë të fundit në mars të vitit 2020.
 
Në gusht, motra e Celine, Claudette Dion, foli publikisht për luftën e vazhdueshme të së motrës me këtë sëmundje. Pavarësisht se punoi me shkencëtarët më të mirë në këtë fushë dhe provoi trajtime të ndryshme, Claudette pranoi se për këtë sëmundje nuk ka një kurë përfundimtare.
 
Po çfarë është "Sindroma e personit të ngurtë" (SPS)?

SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune. Kjo sindromë ndodh 1 në 1 milion raste dhe bëhet fjalë për ngurtësim të muskujve. SPS karakterizohet nga ndjeshmëri e muskujve dhe lëvizje e pakontrolluar e tyre pas çdo stimuli, qoftë kjo zhurmë, prekje, stres, etj. Sëmundja mund të shkojë deri aty sa që lëvizja apo e folura të bëhet e pamundur. Për diagnozën e Celine Dion nuk ka një kurë specifike, por vetëm trajtime që mund të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes.