Të pakta janë gratë në botë që frymëzojnë kaq shumë, sa ato franceze! Në çështjen e stilit të paktën, kanë gjithnjë kombinime që nuk kanë të meta, nga ngjyrat, prerjet, detajet dhe çdo element tjetër të dukshëm.
Eleganca e tyre nuk zbehet me kalimin e moshës dhe këto gra fashioniste na tregojnë formulën e artë për mahnitjen tipike franceze.
Nëse je mbi 40 vjeçe dhe do të dukesh si një pariziene e vërtetë, ja shtatë propozime për ty:
#1 Të gjitha tonet e së bardhës
Rregulli për të mos u veshur me të bardha nga koka te këmbët ka dalë jashtë mode prej kohësh, por ka disa nuanca që e bëjnë atë të duket mirë në muajt e ftohtë. Nuanca krem e së bardhës apo e zbehta e grisë mund të jenë të përshtatshme për ju.
#2 Kostum casual
Një kostum është gjithmonë në modë, por për këtë sezon prerja e preferuar është një xhaketë sportive me pantallona të gjera dhe me prerje të drejtë.
#3 Xhinse vintage
Kombinimi xhinse + çizme është rikthyer fuqishëm këtë sezon. Por, për ato gra që duan një stil edhe më modern, francezet ju sugjerojnë xhinse me prerje kauboj dhe detaje tegelash në to.
#4 Xhinse + xhinse
Ky trend duket si i nxjerrë nga revistat e viteve '90, por që të siguroheni për stilin tipik francez mos u “ngatërroni” me materiale të ndryshme në veshje. Zgjidhni pantallona dhe këmishë xhins dhe jeni OK.
#5 Pantallona me xhepa të mëdhenj
Po, ju mund vishni pantallona të gjera dhe me xhepa të mëdhenj anash për t’u dukur një ikonë e vërtetë stili. Një veshje e thjeshtë, minimaliste dhe pa shumë “zhurmë” ngjyrash apo detajesh, por pa harruar pantallonat me xhepa.
#6 Rrip i madh
Rripat e të gjitha modeleve po rikthehen në modë këtë vit, ndaj mos ngurroni t'i shtoni në çdo veshje që e shihni të përshtatshme. Por, nëse doni elegancën e stilit të francezeve ka një kusht: rrip mbi pallto. Madje, jo një rrip i hollë që “humbet” në madhësinë e palltos së gjatë apo të shkurtër që keni zgjedhur, por një rrip i trashë që rri bukur mbi të.
#7 E kuqe në vishnje
Ndryshe nga ideja se gratë franceze i urrejnë ngjyrat e theksuara, ka një ton që merr gjithnjë vëmendjen e tyre: e kuqja. Por, më mirë të themi gjithë spektri i së kuqes dhe artistja Carla Bruni vjen si dëshmi se si të dukeni yll duke kombinuar të kuqen, me pallton, këpucët dhe çantën e duhur.
Burimi: PureWow