Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Ujori dhe Peshqit

Ky muaj do të jetë një pikë kthese në jetën tënde, pasi do të theksohen fushat kryesore për ty: shtëpia, familja dhe në një moment, edhe karriera.
 
Planetet kanë në plan që të përmirësojën komoditetin dhe stilin tënd të jetesës. Pra, mund të rinovosh shtëpinë, apo thjesht të bësh një ridekorim të saj. Jupiteri, planeti i fatit, ndodhet në sektorin e familjes dhe shtëpisë dhe do të qëndrojë deri më 25 maj 2024. Kështu, do të kesh kohë të mjaftueshme për t’iu kushtuar çdo plani, ose për të realizuar dëshirat që lidhen me shtëpinë apo pasuri tjetër. Nëse ke një shtëpi që e jep me qira apo Airbnb, do të përfitosh shumë para.
 
Ky muaj do të të lidhë më shumë me familjen, e cila do të të inkurajojë të shkosh pas ëndrrave të tua. Një anëtar i familjes mund të të japë këshilla, apo të ardhura të majme, të cilat do të të ndihmojnë të arrish qëllimin tënd.
 
Dy javët e para të nëntorit do të jenë më të qeta dhe ti do të ndjekësh axhendën tënde. Megjithatë, humori yt do të ndryshojë pas hënës së re, më 13 nëntor. Vëmendja jote do të shkojë në sektorin e karrierës tënde, por sërish, diçka e papritur do të ndodhë në shtëpinë tënde, çka do të të shpërqendrojë.
 
Mund të hasesh me një problem që lidhet me energjinë elektrike, apo me një pajisje elektronike. Problemet mund të mos jenë shumë të mëdha, por sërish do të jenë kokëçarje. Një anëtar i familjes mund të ketë nevojë për të gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tënd.

Teksa i afrohesh fundit të muajit, do të përballesh me Hënën e plotë te Binjakët, e cila do të ndriçojë shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Do të duash të kalosh kohë me partnerin/en dhe të bësh edhe një takim romantik me personin e zemrës. Por, mos harro financat dhe mbaje dorën me shpenzimet.

Edhe nëse financat nuk të lejojnë të largohesh nga vendi, sërish do të përjetosh një episode romantik dhe do të kalosh kohë cilësore me personin që ke në krahë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Ujori dhe Peshqit

Ti ke punuar shumë këtë vit dhe me shumë mundësi, do të duash me zemër që të largohesh nga qyteti. Eklipsi i 28 tetorit ndikoi në shtëpinë tënde të tretë, kështu që ti mund të kesh përfunduar një marrëveshje, kontratë, apo negociatë. Ky eklips ka pasur lidhje me komunikimin dhe të solli (do të të sjellë) një lajm të shumëpritur.

Urani, në shtëpinë tënde të udhëtimeve dhe marrëveshjeve do të kundërshtojë Diellin në tranzit, Hënën e re dhe Marsin, duke krijuar edhe një situatë të pakëndshme për ty dhe për ata që të rrethojnë. Udhëtimet, megjithëse ti i dëshiron shumë, sërish mund të jenë të vështira për t’u bërë, për shkak të problematikave që mund të hasësh në momentin e fundit.

Një klient me të cilin punon rregullisht, mund të largohet, duke lënë një boshllëk të madh. Me Uranin që kundërshton Marsin, mund të kesh një shpenzim të papritur dhe të konsiderueshëm, duke lëkundur të ardhurat e tua. Derisa të gjesh një klient të ri të atij niveli, do të kesh ca probleme. Gjatë kësaj kohe, forco imunitetin dhe mos i neglizho vizitat te mjeku.
 
Vështirësitë mund të shfaqen në çdo fushë që sundohet nga shtëpia jote e 9 dhe lidhet me: mediat, botimet, transmetimet, sferën digjitale, arsimin dhe çështjet ligjore.
 
Më 24 nëntor, Marsi do të shkojë në Shigjetar dhe kjo do të jetë edhe një ndër periudhat më të rëndësishme të vitit. Në fund të nëntorit, do të hasesh me një përparim spektakolar në karrierë.

Në fund të muajit, afër 27 nëntorit, kur ndodh Hëna e plotë, ka të ngjarë të jesh i/e rrethuar nga familja. Disa Peshq do të ndërrojnë shtëpinë, ose do të bëjnë ndryshime, sidomos pranë periudhës së festave.

Sigurisht, mbledhjet me familjen mund të sjellin edhe ndonjë situatë shqetësuese, pasi një prej anëtarëve mund të tregohet kritik/e ndaj teje, megjithatë, shmangi me stil dhe me një buzëqeshje komentet. Kjo Hënë e plotë të sugjeron të jesh i/e lumtur, plus, të tjera sfera në jetën tënde do të lulëzojnë, ndaj s’ia vlen ta prishësh terezinë për një kritikë.