Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr nga gara e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” dhe njerëzit në internet kanë një teori.
Siç mund të lexoni, në rrjet po përhapen disa pretendime, sipas të cilave thuhet se shkaku i tërheqjës së këngëtareve nga gara është fakti që është shpallur paraprakisht Elsa Lila si fituese.
Redaksia e Anabel i kontaktoi të dyja artistet për arsyet e tërheqjes nga gara. Nga Kejsi Tola nuk morëm një përgjigje, ndërsa Samanta e konfirmoi lajmin, por pa dhënë detaje për arsyen.
Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar: Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.