Dy këngëtaret Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr nga gara në Festivalin e Këngës 62.
Në shorteun e hedhur nga Festivali për renditjen e këngëtareve, ato nuk u përmendën.
Redaksia e Anabel i kontaktoi të dyja artistet për arsyet e tërheqjes nga gara. Nga Kejsi Tola nuk morëm një përgjigje, ndërsa Samanta e konfirmoi lajmin, por pa dhënë arsyen.
Ato janë zëvendësuar nga Peter Pan Quartet - Edhe një herë dhe Irma Lepuri - Më prit.
Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar: Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.
Ndërkohë, lista e përditësuar e artistëve është:
Stivi Ushe – Askush si ty
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Jehona Ponari – Evol
Besa Krasniqi – Esenciale
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nan’
Arsi Bako – Zgjohu
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur
Peter Pan Quartet - Edhe një herë
Irma Lepuri - Më prit