Lëkura

Çfarë është metoda ‘skin flooding’ që po bëhet virale në TikTok

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2023

Çfarë është metoda ‘skin flooding’ që po

Një teknikë e re për trajtimin e lëkurës duket se po qarkullon këto kohë në rrjetet sociale. Dermatologët thonë se ky ritual që njihet si “skin flooding” nuk është gjë tjetër vetëm pasurim i kujdesit për trajtimin e lëkurës me kremra, serume apo maska hidratuese. Aplikimi i tyre në lëkurë të pastër e ndihmon atë që të zbutet dhe të ketë shkëlqimin e dëshiruar.

Çfarë është metoda ‘skin flooding’ që po

Si ta bëni rutinën e “skin flooding”?

Si fillim, bëhet pastrimi i kujdesshëm i fytyrës dhe qafës me një tonik që ekuilibron pH e lëkurës. Menjëherë pas kësaj, nis “lagështia e lëkurës” apo “flooding” siç e quajnë estetistët këtë metodë. Aplikohet një sprucues me ujë termal, e ndjekur nga një shtresë serumi hidratues dhe më pas një serum antioksidant (vitamina C është një zgjedhje e shkëlqyer).

Hapi tjetër përfshin aplikimin e një kremi ushqyes, hidratues ose qetësues, në varësi të nevojave të lëkurës. Kjo shtresë ju lejon të ruani lagështinë për një kohë të gjatë, duke i dhënë fytyrës më shumë shëndet dhe shkëlqim. Nëse e praktikoni këtë ritual në mbrëmje, mund të zgjidhni një maskë në vend të kremit: lëreni të veprojë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes do të keni fituar një lëkurë të butë dhe plot shkëlqim.

Çfarë është metoda ‘skin flooding’ që po

Kujtesë: Pavarësisht tendencave që qarkullojnë në rrjetet sociale, mos harroni të personalizoni kujdesin për trajtimin e lëkurës në varësi të nevojave që ju keni! Thënë ndryshe, nëse keni një lëkurë të ndjeshme, ekzagjerimi me kremra apo serume hidratuese do të ishte e tepruar dhe në vend që ta trajtoni, ju mund ta dëmtoni lëkurën tuaj.

Burimi: Elle