Style Tips

Dua Lipa kombinoi këpucët me flokët dhe u duk se solli një tendencë të re mode

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2023

Dua Lipa kombinoi këpucët me flokët dhe u duk se solli një

Të gjithë kemi dëgjuar për disa rregulla të pashkruara, por të njohura të modës: kombinimi i çantës së duhur me këpucët, i aksesorëve me fustanin, por ç’mund të themi për lidhjen mes këpucëve dhe flokëve?

Dua Lipa kombinoi këpucët me flokët dhe u duk se solli një

Dua Lipa bëri pikërisht këtë kombinim gjatë pjesëmarrjes në një aktivitetet në Los Angeles, kur 28-vjeçarja zgjodhi një fustan lëkure të gjatë të zi, me jakë dhe kopsa në pjesën e përparme. Por, u duk se ishin këpucët me majë ato që përputheshin në mënyrë të shkëlqyer me flokët e kuq dhe njerëzit e kanë interpretuar këtë si një trend të ri kombinimi.

Dua Lipa kombinoi këpucët me flokët dhe u duk se solli një

Për pak më shumë shkëlqim, Dua zgjodhi flokët e gjatë me onde, një penel të theksuar dhe buzëkuq në nuancën burgundy (ngjyra e ka marrë emrin nga vera franceze me të njëjtin emër).