Lifestyle

Përjetoni magjinë e festave në vendin që ngjason me përrallat

Përjetoni magjinë e festave në vendin që ngjason me

Përjetoni magjinë e festave si asnjëherë më parë në vendin që duket sikur ka dalë nga një libër përrallash. Afrimi i fundvitit, përkon vetëm me një gjë për shumë prej nesh: FESTA. Sezoni festiv, dritat, dhuratat, atmosfera në ajër…duket se të gjithë hyjmë në një gjendje magjike. Koha e kaluar me njerëzit e dashur është më e çmuara, ndaj gjithëkush bën çmos të jetë i pranishëm në darkën e organizuar nga prindërit apo fundjavën jashtë Tiranës, ku mblidhet e gjithë familja.

Nëse ende jeni në kërkim të një vendi, i cili do t'ju përcjellë si asnjëherë më parë shpirtin e festave, tek i madh e i vogël, e do t'i shndërrojë këto pushime fundiviti, në më të bukurat, kemi një destinacion për ju: Resortin Portonovi.

Përjetoni magjinë e festave në vendin që ngjason me
 
Më 2 dhjetor, dritat e Pemës së Vitit të Ri do të ndriçojnë të gjithë Portonovin dhe deri më 7 janar, Portonovi do të shndërrohet në një Botë të Çudirave festive buzë detit. Nga eventet emocionuese deri te festimet e jashtëzakonshme, çdo moment do të jetë i paharrueshëm. Çdo kënd në resort e jo vetëm duket se rezervon një surprizë për ju dhe sharmi i këtij fshati që gëlon nga gjallëria në çdo periudhë të vitit do t'jua marrë zemrën. Kënde për foto, tregu i Krishtlindjeve, ushqimet dhe pijet e ngrohta, koncertet me këngëtarë, grupe dhe DJ të njohur, i gjithë Portonovi për 16 ditë me radhë prej 24 dhjetorit, deri më 7 janar, do të shndërrohet në një arenë festimesh. Mos e humbisni vendin më magjik në periudhën më magjike të vitit.

Sharmi magjepsës i Portonovit në dimër tek shëtisni nëpër rrugët e fshatit piktoresk mesdhetar do t'ju zbulojë përpara syve një magji që nuk e kishit përjetuar më parë. Si të kishte dalë nga librat me përralla, Portonovi do të jetë destinacioni juaj ideal për sezonin festiv të fundvitit.

Portonovi do t’ju mësojë të përqafoni jo vetëm shpirtin e vërtetë të festës, por do t’ju pasurojë me përvoja që nuk e kishit imagjinuar t’i përjetonit kaq pranë. Resorti që është sinonim i Gëzimit këtë periudhë dhe marrja me qira e një apartamenti apo një vile luksoze, do të jetë si një ‘boost’ humori. Marrja me qira e një apartamenti apo vile në Portonovi, është surpriza apo vendimi i duhur kur bëhet fjalë për festat e fundivitit. Nga apartementet për çiftet, deri tek vilat e përshtatshme për familjet apo grupet shoqërore deri në tetë persona, në Portonovi do të gjeni rezidencën që përmbush mësë miri kërkesat dhe dëshirat tuaja.

Përjetoni magjinë e festave në vendin që ngjason me
 
Suita Kumbor, dhe Suita Deluxe Mimosa janë strehëzat ideale për çiftet e reja, ose prindërit e rinj. Të gjendura në zemër të Portonovit me pamje të mrekullueshme të fshatit, komode, e luksoze në të njëjtën kohë këto suitë ofrojnë çdo komoditet. Suitat nën emrin Bonaca, ofrojnë një akomodim luksoz për një familje ose një grup prej katër anëtarësh, me pishina, pamje nga deti ose nga fshati. Pesë tipe të tjera rezidencash janë në dispozicionin tuaj, ideale për deri në gjashtë persona. Suitat, deri në 320 metra katrorë, janë streha ku do të krijoni kujtimet më të bukura me njerëzit e dashur. Me pishina private, 3 tualete, çdo ambient për t'u ndjerë si në shtëpi, me ballkone të mëdha, të përshkuara nga drita natyrale këto suita janë ndërtuar duke patur në qendër çdo nevojë dhe dëshirë të pushuesit.

Rezidencat janë të pajisura me elektroshtëpiaket e fjalës së fundit dhe çdo eksperiencë e juaj do i kalojë pritshmëritë tuaja. Luksoze, por në të njëjtën kohë praktike, këto rezidenca janë ndërtuar duke pasur në qendër të konceptit nevojat dhe dëshirat e pushuesit modern.
 
E me këtë të fundit, në Portonovi nuk nënkuptojnë vetëm avantazhet e fasilitetet brenda apartamentin, por dëshirën e një individi për një stil dhe kualitet jete të lartë. Veç muzikës, festës në çdo cep, në Portonovi, do ta gjejnë veten dhe njerëzit që kanë ardh për pak qetësi pas një viti të ngarkuar me punë. Në hapësirën e dedikuar mirëqenies, në SPA-në e hotelit One&Only , do të njiheni dhe do të bëheni pjesë e një eksperience unike : të qasjes me famë botërore CHENOT.

Përjetoni magjinë e festave në vendin që ngjason me
 
Duke bërë bashkë mjekësinë e lashtë kineze me teknologjinë më të fundit perëndimore, ekspertët e metodës Chenot praktikojnë prej më shumë se 50 vitesh një qasje unike ndaj mirëqenies, me programet jetë-ndryshuese të detoksifikimit dhe trajtimeve revolucionare të kujdesit të lëkurës. Ekipi beson se çdo udhëtim shëndetësor është individual dhe si i tillë, çdo program është i përshtatur për nevojat tuaja të veçanta. Rezervoni një terapi gjithëpërfshirëse, ose merrni pjesë në një program njëjavor detoksifikues, i krijuar për të rindezur mendjen, trupin dhe shpirtin – të gjitha të ofruara në një mjedis të qetë. Bëjini vetes një dhuratë ta paçmuar, duke përmbushur mendjen, trupin dhe shpirtin, vetëm në Portonovi.

Ekipi i përkushtuar në Portonovi ka kuruar në detaj, çdo ofertë speciale festive ndaj nëse nuk e keni zbuluar më parë, ejani në destinacion magjepsës që ofron gjithçka që ju nevojitet për një sezon pushimesh vërtet magjike.

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰