
Channing Tatum mund t’i ketë propozuar për fejesë partneres së tij, Zoë Kravitz, shprehen burime të shumta.

Në fundjavë, aktorja e “Batman”, u shfaq teksa një unazë diamanti rrëzëllitëse në gishtin e fejesës, duke shtuar zërat se po, propozimi mund të ketë ndodhur.
Tatum dhe Kravitz u lidhën në vitin 2021, ndërsa ishin takuar për herë të parë në sheshxhirimin e filmit “Pussy Island”. Asokohe, Zoë u shpreh e lumtur dhe falenderuese që kishte njohur Channing.

Fejesa e tyre vjen pasi të dy mendonin se nuk do të martoheshin më. Zoë, 34 vjeç, vendosi në pikëpyetje dëshirën për t’u martuar, pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Karl Glusman, me të cilin u martuan në qershor të vitit 2019 dhe u ndanë në dhjetor të po të njëjtit vit.

Nga ana tjetër, Channing ka qenë i martuar me Jenna Dewan dhe kanë një vajzë së bashku. Ata u martuan në vitin 2009 dhe i dhanë fund martesës 10 vite më vonë.
Qartazi, pikëpamja e tyre ka ndryshuar dhe me thënë të drejtën, jemi entuziastë të shohim dasmën e tyre.
Artikuj të sugjeruar: