Ditët e fundit ajo ka qenë shpesh në fokusin e mediave, për flirtin me Bradley Cooper, por edhe deklaratat për luftën Izrael-Palestinë. Duke lënë mënjanë thashethemet, ka një detaj tjetër që e bën Gigi Hadid të jetë gjithmonë në radarin e paparacëve dhe medias rozë: stili i saj i pagabueshëm!
Supermodelja ka qenë në New York për një aktivitet që lidhet me modën dhe rrugëve të metropolit të famshëm, nuk i ka shpëtuar interesit të fotografëve. Me veshjen e fundit, Gigi sapo na dha formulën e prakticitetit dhe stilit të lezetshëm për një ditë komplet të zakonshme.
E veshur me një nga kombinimet më të njohura të këtij sezoni: fund të gjatë lëkure dhe çizme deri te gjuri, ne mendojmë se Gigi Hadid duket e thjeshtë dhe e bukur!
Në gardërobën vjeshtë/dimër, tri janë gjërat që duhet të keni për një kombinim praktik dhe të lezetshëm: pulovër, fund dhe çizme të gjata, sidomos nëse doni të rikrijoni stilin e Hadid.
Filloni me një pulovër të ngrohtë me tone neutrale, një fund të gjatë prej lëkure të zezë dhe çizme deri te gjuri në të njëjtën ngjyrë.
Lehtë, apo jo?
Burimi: Grazia