Metropolitan

50 Cent rindez sherrin e vjetër me Madonna-n, duke e krahasuar trupin e saj me një milingonë

50 Cent rindez sherrin e vjetër me Madonna-n, duke e krahasuar trupin e saj

50 Cent i është rikthyer dramës së vjetër me Madonna-n, duke kritikuar trupin e saj gjatë performancës në turne me një milingonë. Reperi publikoi krahasimin e çuditshëm në Instagram.
 
Në mbishkrim, ai u shpreh: “Kush dreqin e bën këtë? Ajo është e pasur, si dreqin s’e rregullon (këtë?). Dua emrin e doktorit tani!”. Megjithatë, postimi i tij mori shumë komente negative. Njerëzit nuk e quajtën aspak shaka të bukur postimin e tij. “Është shumë e trishtë që një burrë sulmon një grua, duke e kritikuar për trupin. Turp të të vijë!”, shkroi dikush.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 50 Cent (@50cent)

 
“Unë pyes veten se kush të pyeti? Mjaft e bullizove mbretëreshën e popit”, u shpreh dikush tjetër.
 
50 Cent dhe Madonna kanë një histori me një debat të vjetër online, i cili ka nisur po ashtu nga reperi. Në nëntor të vitit 2021, ai u tall me Madonna-n me një seri fotosh të cilat ku ajo pozonte në krevat. “Kjo është shumë qesharake. Madonna, në shtrat, duke bërë si virgjëreshë në moshën 63-vjeçare”, shkroi ai.

50 Cent rindez sherrin e vjetër me Madonna-n, duke e krahasuar trupin e saj
 
Madonna u kundërpërgjigj me një reagim në Instastory ku publikoi një foto të sajën me reperin e “P.I.M.P”. Madonna shkroi: “Ja ku është 50 Cent, duke u shtirur si miku im. Tani ke vendosur të flasësh për mua. Mendoj se karriera jote e re është të marrësh vëmendje duke u munduar që të turpërosh të tjerët në rrjetet sociale”, tha ajo asokohe.

50 Cent rindez sherrin e vjetër me Madonna-n, duke e krahasuar trupin e saj
 
Më pas, 50 Cent i kërkoi ndjesë në X (Twitter), por Madonna nuk e pranoi ndjesën. “Ndjesa jote është e rreme, budallallë dhe nuk është e vlefshme”, shkroi ajo.

50 Cent rindez sherrin e vjetër me Madonna-n, duke e krahasuar trupin e saj
 
“Një kërkesë faljeje nuk është e vlefshme nëse ti s’e di se për çfarë po kërkon ndjesë. Ti duhet të kërkosh ndjesë për mizogjininë dhe seksizmin e treguar”, tha ajo dhe mesa duket, egoja e 50 Cent s’e ka pritur mirë këtë përgjigje. Një vit më vonë, ai u tall sërish me ikonën e popit, duke publikuar një video të sajën. Ai riktheu të njëjtën batutë, duke u shprehur se gjyshja do të sillet si virgjëreshë në moshën 64-vjeçare.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb