Paris Hilton u ktheu përgjigje njerëzve që e tallën në internet për përmasat e kokës së djalit të saj, Phoenix. Sado jo normale të duket, njerëzit u tallën me një bebe dhe Paris u detyrua të reagonte.
Mes shumë komenteve, pati edhe nga ato që e mbrojtën nënën e re. Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”.
@stephwithdadeets Dude if you’re bullying babies you should be getting your head checked. ???? ? #parishilton #paris #phoenixhiltonreum #greenscreen #parishiltonbabynews #popculture #phoenixbarronhiltonreum ? original sound - Stephanie Tleiji
Hilton publikoi edhe një deklaratë në Instagram, ku u shpreh: “Jetesa në vëmendjen e publikut i bën komentet të pashmangshme, por të merren me fëmijën tim, ose me të kujtdo tjetër, është e papranueshme. Kjo më lëndon më shumë seç mund ta përshkruaj”, shkroi ajo.
Më pas shtoi: “Kam punuar shumë që të kultivoj një ambient që ka dashuri, respekt dhe pranim dhe pres të njëjtën gjë në këmbim”.
Paris vijoi: “Phoenix është bota ime dhe është bekimi më i madh në jetën time. Çdo ditë me të më kujton se cilat gjëra kanë vërtet rëndësi”, duke shtuar se shpreson që njerëzit ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë mirësjellje dhe empati.
Paris dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, u bënë prindër në janar, përmes një nëne surrogate. Ajo dhe Carter u shprehën shumë të lumtur dhe gati për të nisur një aventurë dhe përvojë të re me bebushin Phoenix.
Artikuj të sugjeruar:
- Paris Hilton thotë se ka pasur një raport “të papërshtatshëm” me një mësues
- Paris Hilton tregon pse nuk i tha mamit, motrës dhe shoqes së ngushtë për lindjen e djalit
- Intervista tronditëse: Paris Hilton tregon për përdhunimin dhe abortin, të ndodhura vite më parë
- Paris Hilton u maskua kur shkoi në spital për të parë lindjen e djalit, por pse?